Vendimi për shembjen e teatrit, reagon Europa Nostra: E paligjshme! Basha: Grabitja më e dhunshme që i bëhet shqiptarëve

15 Maj 2020, 10:37| Përditesimi: 15 Maj 2020, 10:41

  • Share

Miratimi në Këshillin Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ka sjellë reagimet dhe tensionimin e situatës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatri që janë kundër shembjes, por edhe organizatës Europa Nostra në Twitter  e cila më 24 mars 2020 e ka shpallur Teatrin Kombëtar një nga shtatë objektet më të rrezikuara të trashëgimisë europiane, të cilin e ka marrë në mbrojtje për restaurim me mbështetje të Bankës Europiane të Investimeve!

"Ne përkrahim trashëgiminë kulturore të Europës. Prandaj kundërshtojmë propozimin e paligjshëm për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga shtatë objektet e marra në mbrojtje nga Europa Nostra! Teatri është i mbrojtur nga ligji vendas, i mbrojtur fuqimisht nga shoqëria civile dhe nga ekspertët", shkruan Europa Nostra në Twitter.

Europa Nostra është një Federatë Pan-Evropiane për Trashëgimi Kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.

Pas saj ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili u shpreh se afera me teatrin është vjedhja më e dhunshme që i bëhet shqiptarëve.

"Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord", shkruan Basha.

Komento

Komente

  • Uku Momlit: 15/05/2020 12:23

    E ta befte hallall TURQIA moj EUROPA-NOSTRA per kete investim qe eshte per te vue duert mbi koke! Po ku ishe moj EUROPA-NOSTRA dhe na u kujtove ne fund fare per nje ndertese te ndertuar ne kohen e fashizmit si bordello dhe qe arriti deri ne ditet e sotme si institucion kulture dhe jo prostitucioni per te cilin u ndertua dhe funksionoj pak kohe. Po veprat qe u ndertuan nga sklleverit modern te te ashtuquajtur komunizem ishin pa rendesi dhe qe fillojne nga veprat energjitike,industriale,mbrojtese etj etj si nuk u ndjete more ju te EUROPA-NOSTRA? Aaa edhe zoteria juaj qenka me dy standarte??? Nejse kjo duket dhe ne populli i shumvuajtur tani po na behet me e qarte. Apo kini marre ndonje dore te mire eurosh dhe si regjisore te mbaruar doni te beni nje showman? Bravo ju qofte per standartin e dyfishte!

    Përgjigju
  • Cubi: 15/05/2020 11:47

    Ca Europa nostra eshte kjo qe del dhe mbron nje karakatin qe ska asnje vlere. Me te mire ka fshatari kasollen e lopes. Europa ska te tilla ne vendet tyre.kjo ska asnje vlere qoftkulturore qoft arkitekturore. Shkurt ano esht nje shemtir ne mes te kryeqytetit.

    Përgjigju
  • V.K.M E POPULLIT: 15/05/2020 10:52

    EUROPA NOSTRA FOLI,,TEATRI DO RUAJTUR,,,TERHIQU EDI RAMA SA JE NE KOHE SE DO TE VIJME DHE DO TA DJEGIM ZYREN APO SHTEPINE...SHKEDHATE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?