Zv.ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi

Vendimi/ Ndryshime në qeveri, largohet zv.ministrja e Bujqësisë, emërohet pasardhësi i saj

26 Tetor 2022, 21:24| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 21:29

  • Share

TIRANË- Zv. ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi është liruar nga detyra me vendimi të qeverisë. Vendimi është marrë sot, me firmë të kryeministrit Edi Rama, ndërsa arsyet e lirimit nga detyra nuk janë bërë të ditura. Ndërkohë në postin e zëvendësministrit të Bujqësisë është emëruar Arian Jaupllari.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?