VENDIMI/ Pas shkarkimit të Arben Ahmetajt, 'Rindërtimi' i kalon Ministrisë së Infrastrukturës

9 Gusht 2022, 12:32| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 13:07

  • Share

Me ndryshimet e qeverisë ministrja e Insfrastukturës Belinda Balluku mori postin si zëvendës kryeministre, në vend të Arben Ahmetaj i cili u shkarkua nga kryeministri Rama më 25 korrik të këtij viti.  Si rrjedhojë, disa përgjegjësi shtetërore dikur të Ahmetaj kanë kaluar në Ministrinë e Infrastrukturës, një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Kryeministrit.

Në vendim thuhet se veprimtaria e Ministrisë së Infrastrukturës, është përgjegjëse për Rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 25 nëntorit të 2019. Kujtojmë se përpos postit si zëvendës kryeminsitër, Arben Ahmetaj ka mbajtur postin edhe si ministër për Rindërtimin, post i cili pas shkarkimit të tij mbeti bosh. Si pasojë, i kaloi ministrisë së Infrastrukturës. 

 

Kryeministri Rama e firmosi më 26 korrik propozimet për disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv. Kryeministër, dhe vendin e tij si numri dy i Qeverisë e zuri Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin. Rama u shpreh se kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian, janë tashmë dy prioritetet e qeverisë, për të cilat janë bërë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 09/08/2022 15:08

    Megjithe punen shume te mire ne Rilindhen urbane dhe rurale dhe sidomos ne infrastrukturen moderne te krijuar ,koncensionet mbeten plage e kesaj qeverie . Koncensionet nuk hane model i ri ne Shqiieri ,por efektiviteti i tyre eshte shume negativ.Ekonomistet kontabel duhet te bejne nje llogari se sa miliarx dollar ka humbur shteti ?Ahmetaj edhte flamurtari i PPP dhe shprehja ekonomike e tij One billion dollar investime ne infrastrukture dhe shkolla . Ku jemi sot ?Sa eshte borxhi publik ?Ne te gjitha veprat shume te mira problem mbetet kosto e karte e ndertimit ku qeveria ka te drejten kushtetyese te bej transparence para popullit qe e votoi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?