Vendimi i Trixës e mërziti, Donaldi qëndron vetëm dhe refuzon të festojë me banorët

12 Shkurt 2022, 15:56| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 16:01

  • Share

Donald Veshaj ka zgjedhur të qëndrojë i distancuar nga banorët e shtëpisë dhe ish-banorët e “BB VIP”, të cilët u futën për të darkuar mbrëmë pas emisionit. Ishte planifikuar që e pranishme me ta të ishte edhe Beatrix, e cila u mërzit me Salsanon për batutën e Bora Zemanit dhe vendosi ta “braktisë” Donaldin në natën që ai u shpall finalist.

Lart e poshtë flitet se Beatrix ka vendosur të largohet jashtë Shqipërisë, ndërsa destinacioni ende s’është bërë i ditur. Nga ana tjetër, Donaldi ka qëndruar mbrëmë vetëm megjithëse të gjithë të tjerët festonin.

Teksa banorët hidhnin valle dhe e thërrisnin aktorin t’i bashkohej, ai ka zgjedhur të ulet në tavolinë e të mos i bashkohet gëzimit të tyre. Dukshëm, vendimi i Trixës e lëndoi konkurrentin, i cili u shpreh se s’kishte bërë asgjë dashakeqe kundër saj.

Gjatë emisionit, Donaldi shpjegoi se u gjend në atë batutë pasi nuk e bëri ai vetë i pari, teksa siguroi se kurrë nuk do ta ulte figurën e Trixës. Anxhelina Hadërgjonaj ishte ajo që tregoi nëpërmjet një komenti në videon e Ermal Mamaqit pse ishte mërzitur në të vërtetë Beatrix.

“Ermal sepse siç e the dhe vetë jemi miq, dhe ta siguroj nuk është prekur nga përmendja e personave të tretë (sepse Trixës i janë futur parashuta me të tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson). Por është prekur nga batuta palidhje e zotri Salsanos (për vrasje e therje) dhe të qeshurat histerike të banorëve që ajo i konsideronte shumë të afërt. Ti e fillove po u përkeqësua nga të tjerët që qeshin akoma me humor të 95′ Kaq! Trixa ka të drejtën e të gjithë botës të mërzitet e të mari çfarë vendimi të dojë sepse boll ka duruar!”, ka shkruar Anxhelina.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abcd: 12/02/2022 20:08

    Trixa ka te drejte qe te reagoje ashtu dhe sado te interpretohet nga kushdo se ajo u merzit prej atij e ketij,ajo eshte merzitur vetem me Donaldin,i cili pati rastin t’a mbronte Trixen,por nuk e beri ,duke demostruar se Trixa eshte nje “mardhenie ne loje” dhe jo nje realitet,i cili kushdo do te “hidhej ne zjarr” per te mbrojtur dashurine e tij dhe nuk do lejohej te perdorej edhe “per shaka”,njeriu qe ai dashuron. Kjo nuk i falet Donaldit,i cili tregon se eshte i papjekur,i paqarte,i perkedhelur dhe se fundmi dhe nje “donzhuan”. Trixa tregoi se eshte nje vajze e brishte ,por me karakter te forte dhe reagimi i saj eshte minimumi i qendrimit te nje vajze me dinjitet! Bravo Beatrix! Mos lejo te te perdhoset emri nga tallavaja televizive,por bej qe “t’ja numrosh dhembet nje nga nje “ publikisht Donald donzhuanit,derisa sa ai te te bjere ne gjunje po publikisht dhe te kerkoj falje per qendrimin e tij te pafalshem oportunist,ose thjesht nuk ndjen asgje per ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?