Vendimi i Strasburgut/ Qeveria dëmshpërblen 17 familjarët e viktimave të masakrës së Gërdecit! 170 mijë euro do u paguhen brenda 3 muajve

27 Mars, 19:44| Përditesimi: 28 Mars, 00:16

  • Share

Qeveria do të dëmshpërblejë familjarët e viktimave të masakrës së Gërdecit, duke miratuar kështu ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

"Këshilli i Ministrave vendosi Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut,  datë 7.11.2023, për çështjen “Durdaj dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për kërkesën nr.63543/09 (Durdaj), nr.46707/13 (Selami), nr.46714/13 (Durdaj dhe Hazizaj), nr.12720/14 (Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj), përfundimtar në datën 7.2.2024, sipas shumave të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij", thuhet në vendimin e qeverisë së publikuar sot pas mbledhjes.

Në nëntor të 2023 Gjykata e Strasburgut ka vendosur dëmshpërblim financiar prej 170 mijë eurosh për 17 persona, të plagosur dhe familjarë të viktimave të masakrës.

Të dëmtuarit që e dërguan çështjen në Strasburg ishin Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj, prindërit e të ndjerit Erison Durdaj, Feruzan Durdaj, Roxhens Durdaj, Alketa Hazizaj, Aishe Selami, Pashk Kaçi, Mirela Hazizaj, Miselda Zguri, Medi Gola, Rabie Gërdeci, Shaban Brahushi, Sabrie Picari, Dylbere Prini, Adelina Cani, Meltina Haka, Bege Aliu dhe Esmeralda Sefa.

Nga shuma totale, 12 mijë euro do shkojë si dëmshpërblim për Zamira e Feruzan Durajn, dhe nga 10 mijë euro shpërblim për 15 persona të tjerë të plagosur ose familjarë të viktimave, dhe bashkërisht për të gjithë aplikantët, 8,000 (tetë mijë euro) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet.

Sipas VKM-së të firmosur nga kryeministri Rama dëmshpërblimi do të bëhet brenda 3 muajve, nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave që do të merren nga fondi rezervë I buxhetit të shtetit. Efektet financiare të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2024.

Pasi shqyrtoi dosjen dhe pretendimet e palëve, Gjykata konstatoi shkeljen e nenit 2 të konventës për të drejtën e jetës, duke vlerësuar se zgjedhja e Gërdecit si vend i objektit të çmontimit të armëve ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e shtetit. Sipas Strasburgut, një operacion i përmasave të tilla nuk duhet të ishte kryer kurrë në një vendndodhje afër rrugëve publike dhe banesave. 

Dëmshpërblehen me 12 mijë euro bashkërisht
Zamira Durdaj
Feruzan Durda

Dëmshpërblehen me 10 mijë euro
Aishe Selami
Pashk Kaçi
Mirela Hazizaj
Miselda Zguri
Medi Gola
Rabie Gërdeci
Shaban Brahushi
Sabrie Picari
Dylbere Prini
Adelina Cani
Meltina Haka
Bege Aliu
Esmeralda Sefaj
Roxhens Durdaj
Alketa Hazizaj

26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec më 15 mars 2008.  Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament. 

(Kliko këtu për të parë vendimin e Gjykatës së Strasburgut )

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 28/03/2024 14:06

    Pse duhet t'ia paguajnë taksapagusit 170 mij euro këtyre fatkeqëve,dhe jo ata që përfituat para,nga ajo fabrikë ?...

    Përgjigju
    • Lexues: 29/03/2024 00:22

      Lexoje vendimin dhe do kuptosh se shteti shqiptar eshte denuar per shkeljet e meposhtme: 1. Nuk u ka mbrojtur viktimave te drejten per te jetuar. 2. Nuk e ka hetuar siç duhet krimin. Fakti qe shteti shqiptar shpallet fajtor nuk do te thote se personat qe perfituan nga krimi perjashtohen nga pergjegjesia penale dhe civile. Ka edhe gjyqe te tjera mbi kete afere por jo te gjitha shkojne ne Strasburg, sepse atje shkojne vetem ceshtjet ku paditet shteti per shkelje te te drejtave te njeriut. Per taksapaguesit shqiptare nuk ka pse na vjen keq sepse jane keta taksapagues qe me votat e tyre e risollen Berishen ne pushtet vetem 8 vite pas 97-s dhe jane te njejtet taksapagues qe sot votojne per te mbajtur ne pushtet Ramen dhe dyzet hajdutet.

  • Ledina: 28/03/2024 10:16

    170 mije euro t'i sekuestrohen autoreve te tragjedise: kryekrimineleve nderkombetare: Mihail Delijorgjit, Shkelzen Berishes dhe Fatmir Mediut..

    Përgjigju
  • Iris: 28/03/2024 02:22

    Qenkan keputur,10.000 euru! Me shume u shperblye pallati i shembur i Bashes ne rere, se sa keta qe humben te aferm,ose u dogjen e u demtuan vete !!

    Përgjigju
  • halla esma: 28/03/2024 00:38

    shuma 10.000 euro eshte tallje per viktimat,,,te vrafte zoti o sali berisha o kriminel..nga 500.000 euro per person duhej te ishte ,,dhe prape njwriu nuk zevendesohet...

    Përgjigju
  • Beni: 27/03/2024 22:10

    Sa turp, 10 mije euro per familje gjithe kto viktima Dhe tallen i japin lek buke as per 1 vit sdalin.. Po ku ka cmin qe blen femijen! Shume pa sbpirt dhe pa gjak paskeni qene, Rrini akoma neper gjykata, nderkohe ato jane bere miliardere Dhe tallen me viktimat dhe gjykatat sdine ku cojne leket e bizneset Nderkoje ju keni humb femijet dhe merreni me intervista!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?