Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS - Republika e Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.
SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e Bashkimit Evropian që Kosova ta shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj. Ky reagim i SHBA-së erdhi disa minuta pasi Qeveria e Kosovës shpalosi një plani për zbatimin e vendimit për targat, që parashihet të zgjasë deri më 21 prill. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim nuk është shtyrje e afatit për targat./ REL
Lajmi kryesor:
Kurti pranon kërkesat e ndërkombëtarëve, deri më 21 nëntor vetëm qortim për targat, më pas gjobë dhe më 21 prill ndalim total
M.Q./ReportTv.al