Foto ilustruese

Vendimi i Premier League: Nuk luhet në maj, 30% ulje të pagave vjetore

3 Prill 2020, 19:50| Përditesimi: 3 Prill 2020, 19:54

  • Share

20 klubet e Premier League kanë pasur një mbledhje në video konferencë gjatë ditës së sotme dhe kanë marrë vendim në lidhje me vijimësinë e sezonit 2019-2020.

Duke parë edhe situatën me ecurinë e COVID-19 është vendosur që të mos luhet në muajin maj dhe është rënë dakord që futbollistëve tu mbahet 30% e pagesës vjetore. Në komunikatën e gjatë me vendimet pas komunikimit të ditës së sotme thuhet:

" Kampionati nuk do të fillojë në muajin maj dhe sezoni 2019-2020 do të mbyllet vetëm atëherë kur situata të jetë e sigurtë dhe e përshtatshme për tu bërë".

Klubet po ashtu kanë rënë dakord që t'u kërkojnë furbollistëve ulje të pagës vjetore deri në masën 30% dhe me këto para që do të kursehen do ndihmohen kategoritë inferiore dhe shërbimi Sanitar NHS.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?