Kuvendi hap garën për zëvendësimin e 4 anëtarëve të KLP dhe KLGJ 14 muaj para mbarimit të mandateve   

13 Tetor 2020, 12:08| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 18:45

  • Share

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur garën për zëvendësimin e katër anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, me mandat trevjeçar, pasi janë zgjedhur nga trupa e pedagogëve. Ata janë kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, anëtari i KLP Sandër Beci, zëvendëskryetari i KLGJ Maksim Qoku dhe anëtari i KLGJ Erjon Muharremaj. Edhe pse mandati i anëtarëve të dy qeverive të gjyqësorit në Shqipëri mbaron në fund të vitit 2021, Kuvendi ka nisur që tani procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, me qëllim për të mos krijuar krizë vakancash siç po ndodh me Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Nuk bëhet fjalë për largim para përfundimit të mandatit, por vetëm për nisje procedurash në kohë.  

Vendimi i Kuvendit bazohet në nenet 37dhe 135 të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ku parashikohet që jo më vonë se 4 muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve pedagogë të KLP dhe KLGJ në detyrë, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shpall vendet vakante në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në çdo mënyrë tjetër të përshtatshme. Kuvendi e ka parë të arsyeshme të hapë garën 14 muaj para përfundimit të mandatit të anëtarëve të sipërpërmendur.

KLGJ dhe KLP përbëhen me nga 11 anëtarë secili, pra 22 anëtarë në total. 12 anëtarë zgjidhen nga bota e gjyqësorit, ndërsa 10 anëtarë të KLP-KLGJ zgjidhen radhët e avokatëve, të pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, të Shkollës së Magjistraturës dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile Anëtarët e KLGJ dhe KLP nuk mund të zgjidhen për një mandat të dytë, pra janë pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Anëtarët e KLGJ dhe KLP të zgjedhur nga trupa e pedagogëve kanë mandat 3-vjeçar, ndërsa anëtarët e tjerë mandat 5-vjeçar.

Vendimi për shpalljen e vendeve vakant

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?