‘Vendimi i padrejtë’, 63-vjeçari në Lushnjë tenton të godasë gjyqtaren, arrestohet nga policia

13 Prill, 12:22| Përditesimi: 13 Prill, 14:13

  • Share

Një 63-vjeçar tentoi të godasë gjyqtaren gjatë një seance në gjykatën Administrative në Lushnje, ku u mor vendim kundër tij mbi një pronë të cilën pretendonte se i përkiste.

Pas vendimit, Jorgji Koreka kundërshtuar duke e quajtur të padrejtë verdiktin e gjyqtares Ina Bajramaj, e ka fyer atë dhe sipas policisë, ka tentuar ta godasë.

Policia ndaloi 63-vjeçarin me banim në Sarandë, i cili është shoqëruar në komisariatin e Lushnjës dhe do të hetohet më tej nga prokuroria e Fierit.

'Kundërshtoi vendimin e gjykatëses, gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie, dhe më pas tentoi ta godiste atë, kapet dhe ndalohet 63-vjeçari. 

Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.   

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?