Foto ilustruese

Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Emigrantët shqiptarë drejt votës më 25 prill, duhet të regjistrojnë vendbanimet E-albania

28 Nëntor 2020, 16:40| Përditesimi: 28 Nëntor 2020, 16:54

  • Share

Teksa duket se një nga sfidat për zgjedhjet në Shqipëri, do të jetë edhe sigurimi i votës së emigrantëve, qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për mundësinë e votimit të tyre, por edhe përfitimin e shërbimeve të tjera të një emigranti në Shqipëri.

Në fletoren Zyrtare është publikuar Vendimi i Këshillit të Ministrave për Vetëdeklarimin e adresës së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Në aplikacionin E-Albania do të ketë një dritare të veçantë, ku emigrantët do të kenë mundësi të regjistrohen.

“Autoritetet   përgjegjëse i ofrojnë  shtetasit shqiptar,  në  adresën  e  vetëdeklaruar e  të konfirmuar shërbime të gjendjes civile,  ushtrim  të  së  drejtës  së  votës,  në  zbatim  të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” thuhet pikën 9 të vendimit të këshillit të Ministrave.

Në publikimin e së premtes në Fletoren Zyrtare, përcaktohen edhe hapat që me hyrjen në portal , do të ndjekin të gjithë ata emigrantë të cilët duan të deklarojnë adresën e tyre.

“Në   rast   ndryshimi   të   adresës,   shtetasi deklaron  adresën  e  re  brenda  60  ditëve” sqarohet në vendim.

Deklaruesi identifikohet në mënyrë të sigurt në portal duke përdorur numrin personal në pasaportë ose letërnjoftimin elektronik, të lëshuara nga Republika e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi të qeverisë, deklaruesi plotëson formularin e deklarimit me të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku jeton, shoqëruar me dokumente zyrtare, që provojnë gjeneralitetet e shtetasit në fjalë.

Të dhënat më pas verifikohen nga punonjësit e zyrës se gjendjes civile.

Më herët, në fillim të këtij muaji nga KQZ është njoftuar ngritja e grupit të punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Në krye të këtij grupi pune është emëruar Ylli Merkaj, Sekretar i përgjithshëm. Ato kanë afat deri në datën 15 nëntor për të sjellë një raport të detajuar që përmban kostot financiare, shembujt nga jashtë vendit, aktet juridike si edhe mënyrën e administrimit të votave.

Vendimi i Këshillit të Ministrave publikuar në Fletoren Zyrtare

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arian: 29/11/2020 09:05

    Ne jetojme ne Britani po te deklaruar me pasaporte evropiane njekohesisht posedojme dhe ato shqiptare mund ta bejme aplikimin per te votuar

    Përgjigju
  • Iris: 29/11/2020 01:19

    Une kam 15 vjet qe nuk e kam rinovuar pashaporten shqiptare,por dua te votoj.A mund te regjistrojme ne vend te saj,numrin e pashaportes te vendit ku jetojme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?