Bordi i Transparencës rrit me 8 lekë çmimin e naftës, shkon në 214 lekë/litri, rritet me 4 lekë benzina, nga sot 195 lekë/litri! Gazi s'ndryshon

2 Dhjetor 2022, 14:27| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 16:03

  • Share

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës. Nafta do kushtojë 8 lekë më shumë, dhe nga sot do tregtohet me 214 lekë/litri, ndërsa benzina po ashtu ka pësuar rritje dhe do të tregtohet jo më shumë 195 lekë/litri, nga 191 që ishte. I pandryshuar ka mbetur çmimi i gazit, 71 lekë/litri.

‘Vendim i Bordit të Transparencës 02.12.2022. Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.  Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 01.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 865, +42 nga data 28.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 952, +59 nga data 28.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 112. 49 (-0.06 nga data 28.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.’- njofton bordi.

Çmimet e reja
Nafta Ishte 206 lekë/litër
Nafta Bëhet 214 lekë/litër
Benzina Ishte 191 lekë/litër
Benzina Bëhet 195 lekë/litërGazi   71 lekë/litër (Nuk ndryshon)

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Respekti: 02/12/2022 18:32

    O sali ç'na bone, e rrite prap naftën e plehrë, ngele ne pushtet ngele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?