Vendimet e Këshillit të Ministrave, shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

7 Qershor 2023, 12:29| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 15:03

  • Share

TIRANË- Për herë të parë prej 12 marsit 2022 në të gjitha pikat e karburanteve në vend çmimet e naftës, benzinës dhe gazit do të përcaktohen nga tregu dhe jo më Bordi i Transparencës.

15 muaj pasi përcaktoi për herë të parë çmime unike tavan të tregtimit të karburanteve Bordi do të pushojë së funsksionuari. Vendimi e mori këtë të mërkurë Qeveria, duke zbatuar urdhrin e Gjykatës Kushtetuese të 18 prillit të kaluar, që detyronte Këshillin e Ministrave ta përcaktonte vetë periudhën e situatës së veçantë në treg, periudhë gjatë se cilës Bordi do të ishte fuqiplotë në përcaktimin e çmimeve.

“Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Bazuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese  që e la në fuqi, ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg.”- thotë Ibrahimaj

Bordi i Transparencës u ngrit në 12 mars të këtij viti me qëllimin për të shmangur abuzimet nga ana e kompanive që tregtojnë karburante. Ai u ngrit në një kohë kur si pasojë e luftës në Ukrainë, 1 litër naftë shkoi rreth 300 lekë. Çmimi më i lartë që Bordi ka vendosur ka qenë 265 lekë litri për naftën, ndërsa më i ulëti 169 lekë për litër. Teksa opozita e ka sulmuar si Bord klientelist, mazhoranca e ka cilësuar si mekanizmin e vetëm për të mbajtur në kontroll çmimet. Bordi i Karburanteve u ngrit paralelisht me atë të përcaktimit të çmimit të ushqimeve, që u shkri nga Kushtetuesja 22 shkurtin e kaluar.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?