Vendimet e KAS dhe standardi për gjobën ndaj Veliajt

10 Shkurt 2021, 19:32| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 19:33

  • Share

Komisionieri shtetëror i zgjedhjeve, ka rihapur debatin mbi gjobitjen e veprimtarive të klasifikuara si të ndaluara në fushatë elektorale, me rastin e gjobës ndaj Erion Veliajt, për shkak se ai ka postuar në rrjete sociale, fotografi të shtëpive që u janë dorëzuar qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti.

Ky është vendimi i dytë i kësaj natyre që merr Komisionieri shtetëror.

Rasti i parë ka qenë çështja e gjobës ndaj deputetit Bujar Çela në Lushnjë, të cilin Komisioni e gjobiti pse mori pjesë në një veprimtari rutinë të shpërndarjes së akteve të legalizimit.

Si rregull, vendimet e KAS janë detyruese për gjykime të ngjashme nga Komisioneri shtetëror.

Tani nëse kjo praktikë do të vazhdojë kështu, që Komisioneri shtetëror të vendos gjobë për çdo ankesë dhe të injorojë interpretimin që u ka bërë KAS rasteve të ngjashme, atëhere do të kemi një humbje të integritetit të institucionit të zgjedhjeve.

Vendimet e KAS, normalisht janë detyruese për Komisionerin dhe ofrojnë një standrt gjykimi të ri për ankesat që vijnë.

Nëse KAS e ka gjykuar një rast të ngjashëm dhe ka vendim që në thelb është i ndryshëm nga ky që përsërit Komisioneri, atëhere kemi një çregullim të standartit të gjykimit të këtyre veprimtarive.

Pra institucioni i zgjedhjeve nuk mund të vazhdojë të funksionojë si i dezintegruar, Komisionieri të marrë vendime të vetat dhe KAS të përsëritë vendime të veta, të cilat ndërkohë duhet të ishin bërë precedent për t’u respektuar.

Kjo vetëm do politizojë KQZ-në, do nxisë ankesa politike dhe do krijojë perceptim politik për shkeljet, duke u dhënë zë atyre që do ankohen kur të humbasin.

Ndaj Komisioneri Shtetëror duhet të vendosë një standart gjykimi për rastet kur shprehet KAS, ose pastaj do t’i japë të drejtë të prekurve të bëjnë kallzim penal, për të ndërprerë pezullimin e gjobës administrative, duke goditur kështu integritetin e institucionit.

Por është në kohë që Komisioneri Shtetëror dhe KAS të jenë në një gjatësi vale me standartin e gjykimit për çdo ankesë, me qëllim që ato të mos kthehen në spekulime politike, por të trajtohen thjesht si shkelje.

Ndryshe do iki gjithë fushata duke parë nga dy herë fotot e shtëpive, një herë kur i dorëzon Veliaj e një herë kur i dënon Celibashi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?