Vendimet e Disiplinës/ Shkatërruan stolat në Air Albania, e pësojnë dyfish Kukësi dhe Tirana

25 Shkurt 2020, 14:56| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 14:58

  • Share

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar sot masat për shkeljet e konstatuara në të gjithë kategoritë e futbollit në vend ku padyshim më me shumë interes priteshin vendimet për prishjen e 164 stolave në Air Albaniua në ndeshjen Kukësi-Tirana.

Të dy klubet ashtu siç pritej janë urdhëruar të pagujnë dëmet rezpektive të tifozëve të tyre, ndërsa janë subjekt edhe i gjobave për shkak të sjelljes së gabuar të mbështetësve.

Më poshtë të gjitha vendimet:

1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar zyrtarin e ndeshjes në bazë të Nenit 65/1 KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.
2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
3. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.
FK Kukësi, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
4. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.
5. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.
6. Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
7. Zyrtari i SHS Albpetrol, Mariol Miho për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Zyrtari i SHS Albpetrol, Hiqmet Cela për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.
9. Lojtari i KF Teuta U-19, Klaid Hoxha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Lojtari i KF Teuta U-19, Artan Jazxhi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
11. Lojtari i KF Teuta U-19, Fermirando Dashi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
12. Lojtari i KF Teuta U-19, Klevis Peca për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
13. Zyrtari i KF Pogradeci U-17, Ylli Çekiçi për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
14. Lojtari i SH.F. Pepa U-17, Klaid Hoxha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
15. Lojtari i KF Pogradeci U-17, Oresti Kasmollari për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
16. Lojtari i FC Besa U-17, Enea Hazuzi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?