Vendimet e Disiplinës/ Drejtori i Kukësit pezullohet për 2 vite, tifozët verilindorë dënohen me 4 ndeshje! Halili për Report Tv: Nuk e godita arbitrin

29 Shkurt, 17:44| Përditesimi: 1 Mars, 08:15

  • Share

Komisioni i Disiplinës dënon Kukësin me katër ndeshje pa tifozë për shkak të futjes në fushë në ndeshjen me Erzenin. Ndërkohë dy vite pezullim për drejtorin e Kukësit, Naim Halili. Gjithashtu përveç dënimit ka edhe gjobë 300 mijë lek për sjellje të gabuar të spektatorëve verilindor pasi hedhjes së sendeve në fushë gjatë ndeshjes. 

Drejtori i skuadrës së Kukësit i cili u përjashtua për 2 vite nga aktivitetet sportive, pati një reagim për Report Tv duke pretenduar se nuk e ka goditur arbitrin e ndeshjes ashtu siç akuzohet. Sipas tij, këtë gjë e provon edhe procesverbali i policisë, ku tregohet se ka dhënë sqarime mbi ngjarjen. 

Ndërkohë për sjellje të gabuar të tifozëve është gjobitur klubi i Tiranës me 100 000 lekë të reja

Gjithashtu janë dënuar edhe klubet e Skëndërbeut dhe Egnatias për sjellje e gabuar të tifozerive.

Dënim i bujshëm është edhe ai i lojtarit të Partizanit, Arinaldo Rrapaj për sulm fizik ndaj kundërshtarit në ndeshjen e të kuqve ndaj Skëndërbeut dhe pezullohet me 3 ndeshje. Nuk i ka shpëtuar dënimit as lojtari i korçarëve, Dejvi Janaqi për përplasje me lojtarët e kuq.

Dënimet e Disiplinës nuk kanë lënë pa prekur edhe klube nga Kategoria e Parë, por edhe nga kampionatet e moshave. Elbasani, Tomori dhe Shkumbini janë dënuar me gjobë për sjelle të gabuar të tifozëve.

 

Ora 18:23
U dënua me 2 vite pezullim për dhunën ndaj arbitrit, drejtori i Kukësit reagon për Report Tv: Vetëm e sqarova, nuk e godita! (Procesverbali në polici)

1709229852_halili.png

Drejtori i Kukësit Naim Halili akuzohet se ka goditur arbitrin e ndeshjes Olsian Yzeiraj, pas një konflikti qe kanë patur edhe për raste të mëparshme. Yzeiraj ka qenë arbitri kyresor në ndeshjen me Erzenin. Ndërsa Naim Halilaj e akuzon se gjithmonë e ka dënuar ekipin e Kukësit.

Gjithashtu ai akuzon arbitrin i cili vëzhgonte sistemin VAR, se i ka hequr Kukësit 2 penallti në ndeshjen me Tiranën.

Në një reagim për Report Tv Naim Halili i cili u dënua nga komisioni i Disiplinës me 2 vite përjashtim nga aktivitetet sportive, thotë se "ai nuk e ka goditur por i ka kërkuar sqarim" ndaj edhe për këtë e dëshmon me një procesverbal pasi ka shkuar në polici të japë shpjegime.

Sipas Halilit, në procesverbal nuk ka asnjë masë ndaj tij për dhunë ndaj arbitrit. Por me urdhër të policisë, Halilit i është ndaluar hyrja në stadium deri në fund të këtij sezoni sportiv. 

Procesverbali i policisë për rastin e Naim Halilit
G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?