Trofeu i Kupës së Botës për femra

Vendim historik, FIFA i jep premio të majme çdo lojtareje në Kupën e Botës

15 Qershor 2023, 15:58| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 15:59

  • Share

Unioni Ndërkombëtar i Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) njoftoi se FIFA do të japë një çmim monetar prej të paktën 28 000 eurosh për secilën nga 736 pjesëmarrëset në Kupën e Botës për femra. Duhet theksuar se është një çmim i dhënë drejtpërdrejt nga FIFA për çdo lojtare dhe nuk menaxhohet nga federatat kombëtare, si zakonisht.

Kupa e Botës për femra do të zhvillohet ndërmjet 10 korrikut dhe 10 gushtit, në Zelandën e Re dhe Australi. Lojtaret që eliminohen në fazën e grupeve do të marrin 28 000 euro, ata që thonë lamtumirë në 1/8-tën marrin 56 000, arritja në çerekfinale vlen 84,000, finalistet 153 000 dhe për fitueset 252 000 euro.

“Zëri i lojtareve u dëgjua, ne hodhëm një hap tjetër drejt barazisë gjinore, në nivelin më të lartë konkurrues. Kjo është një trashëgimi e qëndrueshme”, lexohet në deklaratë. “Konfirmimi i barazisë dhe kompensimi i garantuar për çdo lojtare në Botërorin e ardhshëm është rezultat i një veprimi kolektiv dhe një negocimi konstruktiv i shumë lojtareve dhe strukturave sindikale”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në mars, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi një rritje të çmimeve monetare për Kupën e Botës për femra në 150 milionë euro, pra trefishi i shumës së dhënë në vitin 2019.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?