Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma

Vendi përrallor i dha qetësinë por i mori frymëzimin, Vesa Luma rrëfehet për jetesën e re në Zelandë

15 Maj 2023, 10:02| Përditesimi: 15 Maj 2023, 10:04

  • Share

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma është kthyer së fundmi me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, nga Zelanda e Re për disa ditë pushimi në Shqipëri.

Prej më shumë se gjashtë vitesh Vesa Luma është shpërngulur në Zelandë të Re, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj Lianin.

E distancuar totalisht nga muzika, skena dhe Shqipëria ajo është rikthyer për pak kohë dhe me këtë rast ka qenë e ftuar në një podkast ku ka folur për jetën e saj të re në Zelandë.

Këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” ka folur hapur publikisht për katër vitet e fundit të jetës, për lidhjen e fortë me Big Bastën dhe sa inkurajues dhe shok i mirë ka qenë ai për të në rrugëtimin e tyre bashkëshortor.

Ajo ka treguar se si jeta në një vend përrallash i ndryshoi asaj humorin. I dha qetësinë, por i mori frymëzimin.

Ajo është shprehur se familja dhe të afërmit e saj i janë gjendur pranë në këto momente të vështira.

“Nuk kam më frymëzim. Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam pasur ndihmën e nënës, e cila është psikologe dhe të motrës, psikologe gjithashtu. Dalëngadalë ndjehem që jam më e fortë”, shpjegoi Vesa.

Luma u shpreh se e kupton se Instagrami, shpesh është një spektakël fotografish të lumtura, të bukura, por që na gënjejnë për lumturinë e të tjerëve.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?