Vendi përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm, s’ka problematika serioze! Tirana i rikthehet normalitetit, punonjësit e Bashkisë në terren

26 Maj 2023, 17:11| Përditesimi: 26 Maj 2023, 22:24

  • Share

Pasditen e sotme vendi u përfshi nga reshje të shumta shiu. Ndonëse temperaturat janë të larta dhe jemi në prag të verës, në të gjithë vendin pati reshje shiu, madje në disa momente të shoqëruara edhe më shtrëngata. Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar probleme serioze.

Sa i takon Tiranës, Bashkia njoftoi se edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe te ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijoi pa probleme.

Kryebashkiaku Erion veliaj ka ndarë nga foto, ku vihet re se pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet kanë qenë edhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës. Veliaj ka falenderuar  të gjithë ekipet e emergjencës të cilët punuan për rikthimin në normalitet të rrugëve në kryeqytet.

“Mirënjohje ekipeve të emergjencave të Qytetit të Tiranës, për rikthimin në normalitet të akseve të Tiranës pas rrebeshit të sotëm! Në punë minutash i kthehemi plotësisht rutinës së qytetit”, shkruan Veliaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?