Kronikë

Vendi nën 'pushtetin' e të nxehtit afrikan, sot temperatura deri në 43°C

29 Korrik 2021, 07:17| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 07:18

  • Share

Edhe kjo e enjte do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan duke bërë që kushtet e motit në vendin tonë të jenë të kthjellëta, por me temperatura shumë të larta. Situatë kjo e cila vijon gjatë gjithë ditës deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por rriten në mesditë duke u luhatur nga 20°C deri në 43°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?