TIRANE - Moti i keq me reshje intensive të shiut sidomos dy ditët e fundit kanë rikthyer përmbytjet në disa rrethe të Shqipërisë. Qindra hektarë tokë, dhe dhjetra banesa janë përmbytur ndërsa është vështirësuar lëvizja e makinave dhe e banorëve në disa qytete. Në disa rrethe raportohen dhe për rrëshqitje dherash të cilat kanë bllokuar për disa orë akset nacionale duke vënë në rrezik dhe jetën e personave që lëviznin me automjete. Përmbytje raportohen në Fier, Lezhë, Durrës në Maliq të Korçës. Ndërsa në Burrel, Berat dhe Gjirokastër ka pasur rrëshqitje dherash. Puka e Kukësi janë zbardhur nga reshjet e borë. Në Lezhë niveli i Drinit ka arritur rreth 24 cm mbi kuotën maksimale si pasojë e prurjeve të mëdha. 1500 ha tokë nën ujë. Në Urën Vajgurore forcat e ushtrisë kanë ardhur në ndihmë të familjeve duke i nxjerrë nga shtëpitë me anë të gomove. Përmbytjet, shikoni fotot nga evakuimi i banorëve
DALJA NGA SHTRATI E GJANICES, EVAKUOHEN BANORET
Situata e vështirë e krijuar në qytetin e Fierit si rezultati i daljes nga shtrati të lumit Gjanicë ka sjellë evakuimin e banorëve të lagjes 1” maji” nga shtabi i emergjencave dhe bashkia.
Rreth orës 14.30 në lagjen “1 Maj” në Fier është kërkuar ndihmë nga banorët pasi dy shtetas ishin bllokuar si rezultat i rritjes së nivelit të ujit.
Menjëherë me marrjen e njoftimit u angazhuan të gjitha strukturat policorë te D.P.Q Fier dhe Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe të emergjencave civile, në një operacion ku me ndihmën e një mjeti lundrues u bë e mundur nxjerrja e shtetasve pa probleme.
Të gjitha strukturat policore janë të angazhuara me detyra konkrete dhe po monitorojnë dhe mbajnë në kontroll situatën e krijuar nga dalja e lumit Gjanicë
FIER, DEL NGA SHTRATI GJANICA
Në Fier dalja nga shtrati e lumit Gjanicë shkaktoi përmbytjen e disa njësive tregtare dhe banesave që ndodhen në anën e lumit. Lumi Gjanicë përshkon qytetin e Fierit mes për mes dhe gjithçka që ka qenë në një largësi prej 30- 40 metra larg Gjanicës është nën ujë. Dhjetëra shtëpi dhe lokale në lagjen "Liri" te ish-Fidanishtja janë permbytur si një muaj më parë, kur lumi doli sërish nga shtrati ndërsa dhjetëra të tjera rrezikohen. Në disa banesa niveli i ujit arrin deri në 50 cm dhe ka dëmtuar orendi shtëpiake. Në disa lokale dëmet janë të pallogaritshme. Gjithashtu te tregu i Urës me Shkallë uji ka vërshuar me shpejtësi në magazina dhe dyqane. Forcat zjarrfikës e kanë ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, ndërkohë që tregtarët kanë nxituar të shpëtojnë mallrat e tyre nga uji. . Shumë banore kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, pasi prurjet e lumit ishin të shumta e të menjëhershme. Megjithëse kanë kaluar rreth tre orë nga vërshimi i lumit Gjanicë, prurjet vazhdojnë të jenë në sasira të mdha, çka bën që niveli i ujit të rritet. Atsh informon se prefekti i Fierit ka thirrur me urgjencë shtabin e emergjencës dhe ka kërkuar prej bashkisë një zgjidhje sa më të shpejtë.
DURRES, PERMBYTJE TE ZONA E PLAZHIT DHE RRETHRROTULLIMI NE SHKOZET
Në Durrës situata më problematike e përmbytjeve është në zonën e Rashbullit dhe tek rrethrrotullimi në Shkozet, si një aks i rëndësishëm nacional që lidh Shqipërinë e mesme me atë të jugut. Zona e Plazhit është përmbytur dhe banorët thonë se problemi nuk është shkaktuar vetëm nga reshjet por dhe mungesa e ndërhyrjeve për pastrimin e kanaleve kulluese. Një banor në lagjen Kodër Vilë, pas Vilës së Zogut, në Durrës thotë se ka rrëshqitje dheu dhe është e pamundur lëvizja. Në oborrin e shkollës "Bajram Curri" uji sot paradite arrite në 40 cm ndërsa rruga që mbante këtë emër nuk mund të kalohej për shkak të ujit.
(Në foto përmbytjet nga Durrësi)
LEZHE, 30 SHTEPI TE PERMBYTURA, 1500 HA NEN UJE
Në Lezhë kanë rënë të paktën 82 mm shi. Mbi 30 shtëpi kanë prezencë të ujit brenda ambjenteve te tyre, dhjetra te tjera janë izoluar. 1500 hektare tokë janë përmbytur në Zadrimë, Kakarriq e Torovicë e Tale. Niveli i Drinit ka arritur rreth 24 cm mbi kuotën maksimale si pasojë e prurjeve të mëdha. Përmbytje edhe në disa zona të qytetit të Lezhës, kryesisht në zonat me ndertime pas viteve 90.
Situata është më problematike në fshatrat Kakarriq të komunës Balldre, në Barbullojë të komunës Kolsh si dhe në qytetin e Shëngjinit. Në Shëngjin niveli i ujit ne banesa ka arritur deri ne 30 centimetra duke bërë që banorët të braktisin shtëpitë në pamundësi për të qëndruar në to. Mos hapja e kanaleve kulluese dhe dalja e lumit Drin është bërë shkak për përmbytjet në Kakarriq e Barbullojë, ndërsa në qytetin e Shëngjinit ndërtimet mbi kolektore dhe bllokimi i kanaleve nga cisternat e naftës të vendosura në afërsi të portit por që janë jashtë funksionit konsiderohen si shkak i këtyre përmbytjeve që në fakt nuk jane te parat ne keto zona.
KORCE, 200 HA TOKE NEN UJE NE MALIQ
Reshjet e shiut në rajonin e Korcës kanë rikthyer sërish përmbytjet në tokat bujqësore të fushës së Maliqit. Rreth 200 ha tokë janë nën ujë, ndërkohë që përveç reshjeve shkak kryesore për rikthimin e përmbytjeve është bllokimi i kanaleve kulluese dhe mos pastrimi i tyre. Më problematike dhe të zhytura nën ujë janë tokat mbi Pyllin e Fazanëve. Banorët shprehen të shqetësuar,ndërsa pohojnë se cdo vit prodhimet e tyre dëmtohen nga përmbytjet, duke çuar dëm gjithcka. Ata kërkojnë marrjen e masave dhe jo premtime elektorale. Tokat bujqësore në Maliq u përmbytë edhe në 2010, kur rreth 2500 ha tokë u gjendën nën ujë.
BURREL, DHERAT BLLOKOJNE AKSIN NACIONAL
Në Burrel ka rrëshqitje gurësh afër tunelit të Shkopetit. Një masiv gurësh kanë zënë rrugë nacionale Burrel-Klos edhe Bullel-Milot. Nga rrëshiqtjet e dherave është bllokuar aksi nacional Klos-Burrel-Milot. Ende po punohet për pastrimin e rrugës, ndërkohë që lëvizja bëhet me vështirësi.
BLLOKOHET AKSI RRUGOR BERAT - SKRAPAR - POLICAN
Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulta janë bërë shkak i rënies së masiveve të dherave. Problematik paraqitet aksi rrugor Berat- Skrapar- Polican. Nga konstatimet e kryera në këtë segment vërehet prania e dherave dhe masiveve shkëmbor, të cilët kanë shkaktuar orë të gjata në bllokimin dhe ngarkesë në trafik, gjë që e ka vështirësuar më tepër situatën.
Mungesa e rrjetave mbrojtëse në shpatet e kodrave vazhdon të sjellë këto pasoja të cilat në të shumtën e rasteve janë kthyer në burim aksidenti , për shkak se ky segment rrugor përshkohet nga një numër i lartë automjetesh. Një situatë e tillë vazhdon të përsëritet pothuajse cdo vit në këtë zonë ,ndonëse nga ana e drejtuesve të mjeteve është bërë vazhdimisht apel për ndërhyrje nga autoritetet përkatëse.
URA VAJGURORE, 50 BANORE TE BLLOKUAR NGA PERMBYTJET
Në Urën Vajgurore janë paraqtiur vështirësi për banorët nga përmbytjet, ku kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre 50 banorë. Forca të ushtrisë kanë ardhur në ndihmë të familjeve duke i nxjerrë nga shtëpitë me anë të gomove.
SHKODER. LAGJE PA DRITA
Në Shkodër ka ndërprerje të energjisë elektrike, si në lagjen "3 heronjtë" të cilët prej 4 ditësh jaën pa energji. Kurse mbrëmë në lagjen Tergut, Perash, ka pasë probleme me energjine. Në Puke s’ka drita në komunën Gjegjan, Iballe, Fushë Arrëz dhe në qytet, për shkak të motit të keq
*Lajmi u publikua fillimisht në orën 08:45 dhe eështë në përditësim të vazhdueshëm
Redaksia online
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)