Foto ilustruese

Kronikë

Vendi do të dominohet nga kthjellime, si parashikohet moti për ditën e sotme

28 Prill 2021, 07:49| Përditesimi: 28 Prill 2021, 07:51

  • Share

Dita e sotme do të dominohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të shpeshta në veri të vendit.

Sipas MeteoAlb paraditja dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe qendër por në rajonin jugor mbetet me kthjellime. Mesdita sjellë vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të karakterit lokal në zonat Veriore dhe Lindore. Por sërish pasditja sjellë dominim të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore POR dhe ajo Juglindore VIJOJNE të mbeten nën dominimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu dhe herë pas herë stuhi ere. Po ashtu me reshje shiu vijon Europa Qëndrore, Ishujt Britanikë dhe Vendet Nodrike. NDERSA kthjellime dhe vranësira te lehta PARAQITEN Brigjet e Egjeut.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?