Vëmendje të shtuar për fëmijet e efektivëve, Xhaçka: Prioritet angazhimit të tyre në kurse dhe sport

7 Qershor 2020, 11:30| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 11:33

  • Share

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se me kalimin e javëve të vështira të pandemisë tani po u kushtohet vëmendje familjeve të efektivëve të FA dhe konkretisht fëmijëve të tyre. Ministria shkruan se po i kushtohet vëmendje maksimale angazhimit të tyre në kurse e sport për të lënë pas pas këtë periudhë.

"Në krah të familjeve të efektivëve të Forcave të Armatosura për më të shtrenjtët e tyre, fëmijët. Pas javëve të vështira të pandemisë, po i kushtohet vëmendje maksimale angazhimit në kurset e sportit, muzikës apo pikturës, tashmë në natyrë dhe jo në klasa apo palestër.
Me nisjen e aktiviteteve sportive nisi edhe stërvitja në basketboll dhe futboll, me të njëjtat rregulla si në skuadrat profesioniste,"
-shkruan Xhaçka.

"Unë periudhën e izoloimit jamë marrë me alktiitet të ndryshme, me piktura, kam kënduar ndonjëherë dhe me mësimet. Më mori malli për aktivitet të ndryshme që bënim, për profesorët dhe për kursin,"-shprehet një nga fëmijët e fektivëve të FA.

Ndërkohë një tjetër deklaron: "Tani ndjehem më e qetë. luaj me shokët dhe shoqët dhe jam më e lumutr kur ndodh kështu. Fëmijët duhet të marrin ajër të pastër dhe të jenë të shëndetshëm."

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?