Vëmendja në Letoni, Partizani luan aktin e parë në turin e tretë të CL! Zekic vendos formacionin

10 Gusht 2023, 10:23| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 13:34

  • Share

Kampionët e Shqipërisë, Partizani luan sot kundër Valmierës në transfertën letoneze në orën 19:00. Ndeshja e parë vlen për turin e tretë të Conference League, me të kuqtë që kërkojnë të kalojnë më tej ndaj kampionëve të Letonisë. Pasi kaluan Atletic Escaldes, Partizani kërkon një tjetër sukses, ndërsa gjithçka do vendoset pas një jave në "Elbasan Arena", ku luhet ndeshja e kthimit.

Trajneri Zoran Zekic ka projektuar formacionin, teksa duket se Preka do marrë vendin e Kocijan, kroatit që një javë më parë nuk u pa në formë në qendër të mbrojtjes. 4-3-1-2 pritet të luajnë të kuqtë, me Taipin që do jetë në mbështetje të Carës dhe Mba-së.

Hadroj duket se ka lënë pas problemet fizike dhe do jetë në fashën e djathtë të mbrojtjes. Mesi i fushës nuk ndryshon dhe duket i konsoliduar me Murataj, Mehmetin dhe Rrapaj.

Formacioni i mundshëm:

Partizani (4-3-1-2): Qirko; Hadroj, Sota, Preka, Atanaskoski; Murataj, Mehmeti, Rrapaj;Taipi; Cara, Mba Trajner: Zoran Zekic

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?