Veliu: 2020 vit me sfida për Policinë e Shtetit! I kemi përballuar me sukses sfidat (VIDEO)

22 Dhjetor 2020, 16:20| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 18:17

  • Share

 Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka folur për herë të parë në publik pas vrasjes së Klodian Rashës. Veliu duke u ndalur te rezultatet e anketimeve, tha se 2020 ka qenë një vit më sfida, që Policia e Shtetit i ka superuar me sukses.

“Policia e shtetit i ka kushtuar rëndësi policimit në komunitet. Zyrat e pritjes së qytetarëve janë rikonstruktuar nga e para ose janë ribërë. Në mënyrë të vazhdueshme janë nxjerrë shqetësimet e publikut për kriminalitetin dhe është punuar shumë. Të gjitha këto kanë sjellë, që 80% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat ku banojnë. Krahasuar me 2013 vrasjet me dashje kanë ardhur në rënie të vazhdueshme, gjithashtu vjedhjet me pasojë vdekjen kanë rënë, po ashtu vjedhjet me armë, vjedhjet e banesave po ashtu kanë rënë. Është rritur edhe fuqia zbuluese. Veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit po ashtu kanë rënë. Vitet 2018-19-20 kanë qenë me sfida si me protestat, manifestimet, pandeminë dhe sezonin turistik. Policia e shtetit ia doli duke u përballuar me sukses me këto sfida. Vlerësimi i qytetarëve për sjelljen e policisë ka ardhur në vlerësim të vazhdueshëm. Rezultatet janë më pozitive se në 2018 për shpjegimin e vendimeve që policia merr” .


Lajmi kryesor:

Anketa suedeze/ Çuçi: Policia e Shtetit Shqiptar më pak e politizuar se ajo e Britanisë, Holandës e Francës! Sot shqiptarët ndihen më të sigurt se në 2013


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?