Foto ilustruese

Velipojë/ Kishte dalë për peshkim me shokët, gjendet i pajetë në bregdetin e Rrjollit një 70-vjeçar

9 Tetor 2023, 09:16| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 09:27

  • Share

VELIPOJË- Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në bregdetin e Rrojlit në Velipojë. 70-vjeçari kishte dalë për peshkim me shokët ditën e djeshme.

Trupi i tij është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50, ndërsa nuk kishte shenja dhune. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. 70-vjeçari ishte banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?