Velipojë/ Futi skafin në zonë të ndaluar, drejtuesi nuk pranon të japë dokumentet! 50 mijë lekë gjobë dhe i bllokohet mjeti

12 Gusht 2022, 14:57| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 17:10

  • Share

Policia Kufitare e Shkodrës ka bllokuar një skaf dhe ka gjobitur pronarin 42-vjeçar me 50 mijë lekë për shkak se mjeti ka hyrë në një zonë të ndaluar dhe për më tepër drejtuesi ka refuzuar të tregojë dokumentet.

42-vjeçari nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese, në plazhin e Velipojës. Njëkohësisht edhe në Dhërmi u sekuestrua me 100.000 lekë të rinj më kapiten jahti në Dhërmi. 

“Gjatë patrullimit në det, nga shërbimet e Policisë Kufitare është konstatuar mjeti lundrues (skaf), duke lëvizur në kundërshtim me rregullat, për zonën e kufizuar për mjetet lundruese. Në bazë të ligjit nr. 127/2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi F. D., 42 vjeç, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues, në Stacionin e Policisë Velipojë Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër, do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional”, ka njoftuar policia e Shkodrës.

 

Ora 15:02
Nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, gjobitet 100 mijë lekë të rinj kapiteni i Jahtit në Dhërmi! I bllokohet mjeti

Një mjet lundrues është sekuestruar në plazhin e Dhërmiut është ndëshkuar me gjobë pasi nuk respektoi zonën  e kufizuar.

Kapiteni i Jahtit 46-vjeç është gjobitur me 100.000 lekë të rinj si dhe i është bllokuar mjeti lundrues për 5 ditë

Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 13/08/2022 13:54

    Rjepni pisat e dreqit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?