Foto gjatë shpërndarjes së ndihmave

Veliaj u drejtohet me një apel në gjuhën rome anëtarëve komunitetit: Qëndroni në shtëpi, do sjellim ne ndihmat te ju!

26 Mars 2020, 19:08| Përditesimi: 26 Mars 2020, 19:14

  • Share

 Vazhdon shpërndarja e ndihmave për komunitetin rom dhe egjiptian, që qëndrojnë në vendbanim. 

Sipas zyrës së shtypit, teksa ka postuar pamje nga ndihmat që po shpërndahen çdo ditë për të gjitha familjet e komunitetit rom, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një mesazhi të shkruar në gjuhën shqipe dhe atë rome, u ka kërkuar anëtarëve të këtij komuniteti që të qëndrojnë në banesat e tyre ku do marrin ndihmat dhe jo pranë zyrave të njësive bashkiake.

“Nëse vrapojmë të tubohemi te zyra e njësisë, ku gjithsesi nuk magazinohen ndihma, rrezikojmë veten, punonjësit e njësive dhe humbasim ndihmat se nuk ju gjen në shtëpi punonjësi i shpërndarjes", tha Veliaj.

Ai I ka këshilluar të gjithëve në gjuhën rome.

“Bi aćhavdo - non stop, anas hape/pipe e rromenqe aj e egjiptianenqe kaj beśen khere. K-o njesie nane ćhomoni xamasqe. Ma ʒan k-o njesie te ćhiven tumen k-o reziko, vi tumen vi e manushen kaj keren buti othe. Plus, te na arakhla tumen khere o manush kaj anel o xape/pipe, naśaven/xasaren i ndihma. Aven saste”, thekson Veliaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?