Leart Kola dhe Erion Veliaj

Veliaj takon Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së në Hagë

24 Qershor 2023, 19:41| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 19:44

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së.

Lajmin e bën të ditur Laert Kola i cili thekson se në këto takime është diskutuar për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive. 

“Sot në Hagë, ku takuam simbolet e UÇK, Thaci & Selimi. Diskutuam për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive.Parime të shtrenjta, sidomos në kohë të vështira”, shkruan Kola në rrjete sociale.

Kjo nuk është vizita e parë e kryebashkiakut Veliaj në Hagë. Edhe në tetor 2022, 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj takoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?