Veliaj publikon projektin për parkun fundor te Bulevardi i Ri: Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir që do t’i shërbejë Tiranës

7 Prill, 09:18| Përditesimi: 7 Prill, 12:48

  • Share

Bulevardi i Ri në kryeqytet është drejt përfundimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale videon nga projekti i pjesës fundore të Bulevardit të ri.

Ai nënvizon se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri! Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri. Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme. #VetemPerpara”, shkruan Veliaj.

Bulevardi i Ri nuk do të jetë vetëm një hapësirë për makinat dhe kalimtarët, por edhe për ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Wolfgang: 07/04/2024 21:58

    Aty duhet të ishte HaiptBahnHoh i (Stacioni i Trenit) i Tiranës, underground si Metro si në Gjermani!!??..Bëje Pasarelën edhe mbille me pemë e bëje lulishte edhe aty te Diga e Poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës!!!.. gjithë Tirana aty del shëtitje

    Përgjigju
  • Askushi: 07/04/2024 11:39

    Shume bukur por problem i pa zgjish jan zaptuset nga 2 anet e bulevardit qe pengojne zhvillimin.dhe me e keqja qe nuk ulen me pronaret e trullit qe re gjejn kopromisin.por do i vij fundi

    Përgjigju
  • Keci: 07/04/2024 10:28

    Filloj 3D për me i heq mendjen publikut nga korrupsioni i thellë që ka kap për fyti Bashkinë e Tiranës nën drejtimin e Lalit. Fiks si puna e qenve të garave e trajtojnë qytetarin, i'u vënë një kockë përpara ( kupto 3D) per të mbuluar korrupsionin dhe arrogancën pa kufinj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?