Përfundon Rruga e Çekrezës, Veliaj publikon pamjet

2 Dhjetor 2023, 10:58| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 11:11

  • Share

Rruga e Çekrezës, një segment i cili të çon në Liqenin e Çekrezës dhe të lidh me Niklën, tashmë është i aksesueshëm, pas punime për rikonstruktmin e saj në kushte optimale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përmes një videoje të postuar në rrjetin social “Facebook”, ka ndarë me publikun disa pamje nga rruga e sapo përfunduar e Çekrezës në Zall Herr.

Përfundimi i këtij aksi pritet të rrisë zhvillimin ekonomik të zonës, pasi jo vetëm i afron më shume me tregjet, por e kthen zonën dhe në një atraksion më të lehtë për t’u eksploruar nga turistët vendas dhe të huaj.

Sipas bashkisë së Tiraës, pas përfundmit të këtij segmenti, synohet ndërtimi i një tjetër aksi të rëndësishëm për banorët e zonës, atë që lidh Zall Herrin me Rrugën e Arbrit.

"MIRËMËNGJES 

Dhe me këto pamje të rrugës së re te Liqeni i Çekrezës, ju uroj një fundjavë të bukur"- shkruan Veliaj.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?