Veliaj publikoi projektin e kampusit të ri, PD: Mashtrim, fotot janë të Institutit të Artit në Boston

29 Shkurt 2020, 21:01| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 21:05

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi sot fotot e kampusit të ri universitar që do të ndërtohet, ndërsa Partia Demokratike ka reaguar përmes Albana Vokshit duke e akuzuar për mashtrues. Sipas ish-deputetes së PD-së në fotot që ka publikuar Veliaj janë të Institutit të Artit Kontemporan në Boston, jo Projekti për Kampusin e ri Universitar.

"Erjon Mashtruesi! Ky në foto është Instituti i Artit Kontemporan në Boston, jo Projekti për Kampusin e ri Universitar!!! Shikoje edhe njëherë se mos ke ngatërruar fotot, se ti edhe nuk gënjen zakonisht dhe mashtrimin nuk e përdor si mjet të vetëm pune! Refuzojeni mashtrimin! Refuzojeni propagrandën!" shkruan ajo.

Postimi i Albana Vokshit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?