Veliaj: PS dhe Rama gati të fitojnë mandatin e tretë, mbi 80% e qytetarëve duan hapjen e listave (VIDEO)

12 Korrik 2020, 12:33| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 14:49

  • Share

Partia Socialiste dhe Edi Rama janë gati edhe për një mandat të tretë. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se do të punojë 24 orë në 7 ditë të javës për të arritur këtë fitore. Ai theksoi se rezultatet në këto 8 vite qeverisje e nxjerrin PS-në forcë të parë, ndërsa shtoi se gara e radhës është me veten, për t’u përmirësuar edhe më shumë.

“Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe unë do të punoj 24/7, që Partia Socialiste dhe Edi Rama të fitojnë mandatin e tyre të tretë. Mandati i tretë do të ishte historik sepse në Shqipëri, në 30 vite pluralizëm, nuk ka ndodhur asnjëherë që një forcë politike të mandatohet tre herë radhazi. Unë besoj se i kemi të gjitha argumentet për të kërkuar një mandat të tretë, jo pse opozita është e shpartalluar, porse në 8 vjet jemi partia numër një, e padiskutueshme, garën e kemi me veten. Por, ca gjëra mund t’i bëjmë shumë më mirë”, tha Veliaj.

Vendimi për të hapur listat është i rëndësishëm tha Veliaj, pasi kështu janë qytetarët ata që vlerësojnë një kandidat për deputet.

“Vendimi më i rëndësishëm është ai i hapjes së listave. Po të shikoni sot, ka shumë njerëz që më thonë: Ore, ç’është kjo frymë e sharjes dhe vulgaritetit? Është mëse normale kur fatin për sukses në listë ta cakton Saliu apo kushdo tjetër; atëherë ti nuk mendon fare për elektoratin, por mendon që elektorati është vetëm ky që të fut në listë: nëse ai është i kënaqur, ti je lart në listë, nëse është i pakënaqur, ti je poshtë në listë. Mbi 80% e njerëzve duan hapjen e listave. Unë besoj se ky është rasti tipik, kur një parti e madhe i shkon pas popullit, dhe nuk e detyron opinionin publik, t’i shkojë pas partisë. Përqafimi i listave të hapura, së pari do e bëjë debatin më civil dhe nuk do kemi këtë garën e televizioneve çdo natë, kush thotë ndyrësitë dhe poshtërsitë më të mëdha për armikun, sepse do mendosh se po të gjykon populli, i cili do të japë edhe renditjen në listë, dhe jo shefi i partisë”, nënvizoi Veliaj.

Deklaratat e Veliajt u bënë në ceremoninë e certifikimit të trajnerëve të rinj, ku kryebashkiaku ishte i ftuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 12/07/2020 17:32

    PS TA FITOJE MANDATIN E TRETE,,,POR JO TI ERION,,TI DUHET TE SHKOSH NE PERPAN TE BERATIT...

    Përgjigju
  • Zdromsi: 12/07/2020 15:04

    Shko mor lyrash se vertet po ben miliardat por mos kujto se lumi sjell kercu gjithmone. Jeni shthurrur ne gjithcka qe beni e jeni totalisht jashte realitetit te popullit qe ka 30 vjet me ju surreter te poshter qe vetem rropatet. As militantet e zorraxhinjte tuaj skane per tu dale ne votime mbaheni mend, por edhe kjo nuk fuksionon sepse ju jeni bere miliardere, funksionojne vetem prangat dhe marrja e pasurise per ju minjte e politikes shqiptare. Shporruni te gjithe ku jeni e ku sjeni.

    Përgjigju
  • O tej per tej: 12/07/2020 13:58

    Rrofte Nsrd Noka Kryeminister dhe President Flamur Moka sepse Lulushin Per Kryeminister dhe Rame Rrumpallen per President I ka zene virusi I vdekjes

    Përgjigju
  • O tej: 12/07/2020 13:46

    Rrofte Nsrd Noka Kryeminister dhe President Flamur Moka

    Përgjigju
  • USA: 12/07/2020 13:25

    Mandatin e dyte o zhele sepse me te parin po mos te hashi njalat do merrshi ka.in.

    Përgjigju
  • Cim tironci: 12/07/2020 12:55

    Me zgjedhjet e reja sekti i rilindjes do shuhet Rama do mbyllet ne bunker me surrel kurse velija do futet me burg per akuzat e vrasjes se 17 vjecarin ne landfillin sharres

    Përgjigju
    • Kakrruku: 12/07/2020 16:58

      Jam dakord për këtë. Po Berisha që është krimineli më i madh në Shqipëri që me urdhrin e tij u krijuan piramidat, nisi '97, u vranë mijëra bij nënash, ndodhi grushti i shtetit '98, u hapën gjithë depot e armëve, vrau 4 vetë më 21 janar 2011, i shpërtheu Gërdeci djalit të tij sypeshkaqen me Medi kriminelin dhe vdiqën 26 persona, etj, etj? Ta lejojmë të vijë sërish në pushtet? Kurrëëëëëëë!

  • robi: 12/07/2020 12:42

    Vetem Klevis krrici i Faros dhe salianji homo dhe Muli horri nuk i duan listat e hapura se e dine qe nuk do jene me ne parlament

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?