Veliaj pritet nga Papa Françesku në Vatikan, i jep lajmin e mirë për ndërtimin e faltores së Nënë Terezës te Parku i Liqenit (VIDEO)

10 Nëntor 2022, 12:01| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 12:23

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u prit dje në një takim nga Papa Françesku në Vatikan. Në këtë vizitë, kryebashkiaku ishte i shoqëruar edhe nga skuadra e Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”

Të ftuar nga Papa Françesku në kuadër të Vitit të Rinisë, Veliaj e njohu atë me lajmin për ndërtimin e faltores së shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial. Ndërsa, Papa Françesku vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit. Ai u shpreh shumë i mbresuar nga vizita e pak viteve më parë në Tiranë, si dhe e kujtoi atë me shumë mall për t'u rikthyer.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan kështu për takimin e veçantë:

“Një kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me Papa Françeskun në Vatikan, me skuadrën e Kryeqytetit të Rinisë - plot kujtime për vizitën e parë apostolike të Pontifex në Tiranë dhe mbresat e një Shqipërie që vrapon në vëllazëri besimesh, pavarësisht së kaluarës së hidhur”.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/11/2022 23:05

    Kisha katolike qe do te ngrihet te kodrat e liqenit do t'i beje kompliment kishes ortodokse te St.Prokopit qe eshte po aty.

    Përgjigju
  • Asnjëanës: 10/11/2022 16:36

    Plasën, u çmëndën dhe vdiqën Islamistët nga Xhelozia e Inati e shkruajnë budallalliqe këtu poshtë.

    Përgjigju
  • salpleh shkaperdhata: 10/11/2022 13:45

    Pa tjeter do t'ket mare ndonji dor pare nga Vatikani si kontribut per gjoja ngritjen e statujes.

    Përgjigju
  • Soni: 10/11/2022 13:38

    Nuk po i ndahet liqenit artifical, aty verdallë vjen zagari, përditë ngatëëron dicka aty, gllabëron, shkatërron,fut beton.. ah mor vemje sa i poshtër paske qenë

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/11/2022 12:34

    Ky laperiTiranes eshte më pa moral se priftërinjte e kryepeshkopet në France apo Amerike,te demaskuar si pedofilë,imoralë dhe gangsterë të Shtepise Zotit...

    Përgjigju
  • Nfnf: 10/11/2022 12:23

    Me shume i eshte perkulur Likes se Papes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?