OpenBus Albania

FOTO/ Veliaj prezanton nismën e re: Tani mund të vizitosh Tiranën me OpenBus Albania

18 Korrik 2023, 10:08| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 10:13

  • Share

Tani mund të vizitosh Tiranën me autobus të hapur shëtitës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë disa nga fotot e nismës së re që u mundëson turistëve të shumtë një tur në pikat kryesore në kryeqytet. “Kush është për një xhiro? 
Tani mund të vizitosh Tiranën me OpenBus Albania. Autobusi më i ri i cili mundëson turin anë e kënd qytetit, për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj të cilët duan të njihen me atraksionet, monumentet dhe historinë e qytetit”, shkruan Veliaj.

Tirana është në një qytet që gëlon nga turistët, thuajse në çdo muaj të vitit kalendarik. Nga viti 2015-2016, kur Tirana vizitohej nga jo më shumë se 100 mijë turistë, brenda 8 viteve numri i tyre arrin në 4.5 milion.

Katërfishimi i numrit të turistëve ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e qytetit.Numri i atyre që janë të punësuar në sektorin e turizmit (hoteleri, shërbime) është rritur me 30,000 ose e thënë ndryshe me mbi 2.3 herë.

Nëse më parë Tirana nuk kishte asnjë brand ndërkombëtar hotelerie në Tiranë, sot kryeqyteti shqiptar ka emra të njohur në të gjithë botën.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 18/07/2023 10:23

    E robot ky i ke , sillesh sikur është pron private o bq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?