Veliaj për opozitën: Politizimi i punëve publike duhet të mbarojë, e latë Tiranën me 6 orë ujë në ditë

11 Maj 2022, 18:55| Përditesimi: 11 Maj 2022, 19:32

  • Share

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në një Intervistë për Report TV, tha se opozita duhet të ketë parasysh në ç’gjendje e la kryeqytetin kur bën akuza për ujin e pijshëm apo fondet e rindërtimit. Ai tha se i ka fituar të gjitha gjyqet për shpifje me deputetët e opozitës, si shpifja për shkollën “Sami Frashëri”, për të cilën thanë se do ndërtohej në Paskuqan.

“Opozita e çon në Gjykatë Bashkinë e Tiranës për çdo punë publike, për këndin e lodrave, për kopshtin, për çerdhen, për mbjelljen e pemëve, për Kalanë, për Pazarin, për Sheshin, për urën, për “5 Majin”, për Kombinatin, për gjimnazin “Sami Frashëri”, për shkollën “Kosova” dhe për sa kohë Gjykata jep një vendim se këto janë shpifje, atëherë duhet të respektosh gjykatën. Unë jam përballur me të gjitha këto akuza dhe deri më sot nuk kam humbur asnjë gjyq. Kam shkuar në Gjykatë dhe kam thënë shkolla “Sami Frashëri” po ndërtohet tek Rruga e Barrikadave. Kush tha që, “po ndërtohet në Paskuqan se këtu do të bëhen pallate”, qartazi ka gënjyer. Gjykata pa faktet, pa ku po bëhet shkolla dhe tha, kjo zonjë ka gënjyer, kjo zonja tjetër ka shpifur, kjo zonja tjetër u bë në mënyrë përsëritëse shpifëse. Duhet të largohemi nga kjo! Unë besoj se politizimi i punëve publike duhet të mbarojë, sidomos kur janë për një çështje siç është çështja e tërmetit,” u shpreh Veliaj.

Ai komentoi edhe akuzat e deputetes se PD, Jorida Tabaku, për cilësinë e ujit në Tiranë:

“Këta që flasin për ujin sot, kur e kishin Bashkinë e Tiranës qyteti kishte vetëm 7 orë ujë në ditë, kurse në zyrën e kryetarit të Bashkisë, në tualet ndodhej një fuçi me sapllake. Pra të vjen princi i Monakos per vizite, apo kryeministri i një vendi tjeter, dhe ajo që i ofron është një sapllake. Kur vetë e ke lënë mizerje Tiranën dhe sot thua e kam 22 orë, pse s’e kam 24... Po punojmë për 24/24. Por, po vijmë nga 7 orë ujë në ditë dhe po vijmë nga sapllakja tek zyra e kryetarit të Bashkisë”.


Lajmi kryesor:

Veliaj në Report Tv: SPAK të godasë 360 gradë! Gërdeci i Berishës dhe përgjimet Meta-Prifti janë sheshit! Presidenti në garë për kryebashkiak? S'ia mban


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?