Ekipet e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë, në fshatrat e njësisë Zall Bastar

Veliaj: Për 5 a 10 vota nuk mund të rrezikosh jetë njerëzish! Ja pse pallati në Tufinë i shpallur i rrezikshëm duhej prishur në kohë, që tërmeti të mos e kishte kthyer në katastrofë

16 Janar 2023, 15:57| Përditesimi: 16 Janar 2023, 16:00

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje opozitës që të mos rrezikojnë jetën e qytetarëve, për hir të disa votave në zgjedhje.

Nisur nga tërmeti që ra mbrëmjen e djeshme, Veliaj tha se kjo ishte arsyeja se pse pallati nr. 4 në Tufinë, i shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, duhej prishur në kohë, që tërmeti i radhës të mos e kish kthyer në katastrofë.

“Ekipet e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë janë tashmë në fshatrat e largët të njësisë Zall Bastar për të vlerësuar 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti mbrëmë! Këshilli Bashkiak do të akordojë ndihmën financiare për riparimet! Mirënjohje skuadrës sonë profesioniste!

Ja pse pallati në Tufinë i shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit duhej prishur në kohë, që tërmeti i radhës të mos e kish kthyer në katastrofë. Ndaj o miq, përtej partive e fushatës, duhet menduar për qytetarët! Për 5 a 10 vota nuk mund të rrezikosh jetë njerëzish”, u shpreh Veliaj.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mashtrues: 18/01/2023 16:18

    Pallati nr. 27, bulevardi Bajram Curri i shpallur i pabanueshem vazhdon akoma pa asnje investim dhe njerezit jetojne brenda qe nga dita e pare pas termetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?