Veliaj në SPAK, Valteri: Nuk mu duk i shqetësuar! Protesta? S’trembemi nga Gaz Bardhat! Analisti: Kryebashkiaku, lojtar i fortë

30 Prill, 21:22| Përditesimi: 1 Maj, 07:23

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK, siç tha ai, si bashkëpunëtor, për të folur për inceneratorin e Tiranës, ndërsa para bashkisë u zhvillua protesta e radhës e Rithemelimit.

I ftuar në “Repolitix” në Report TV, Halit Valteri anëtar i këshillit bashkiak të PS tha se Veliaj nuk dukej aspak i shqetësuar. 

“Nuk trembemi nga Gaz Bardhat. Nuk ka çfarë të bëjë gjë tjetër. Kryetari i bashkisë nuk mu duk aspak i shqetësuar. Në spak e ka detyrim që të shkojë. Ka për detyrë të shkojë në spak të bëjë sqarime”, shtoi Valteri.

Nëse SPAK do të kishte një indicie që Veliaj ka shkelur ligjin, sipas Valterit, nuk do ta kishte kursyer.

“Nëse Veliaj ka shkelur ligjin të japë llogari para ligjit. Këtu kemi një drejtësi që nuk pyet as për Veliajn as për Ramën e as për Metën e Berishën. SPAK është i amerikanëve, është investim amerikan, dhe nuk do të dijë kush je. Nëse SPAK do kishte një indicie të vogël që Veliaj është përfshirë në këto allishverishe nuk do ta kursente. Nëse do kishim pasur një centimetër indicie se Veliaj është i përfshirë nuk do ta kishin kursyer”, tha ai.

“S’ka ngel gjë pa dalë ke SPAK, të vetmin problem që ka SPAK është se i del informacioni.”

Një qasje ndryshe ka pasur avokati Përparim Çaça i cili tha se Veliaj ka qenë i ngarkuar, e këtë e lidh me deklaratën e kryebashkiakut që tha se ndihej më i lehtësuar pas paraqitjes në SPAK.

“Mu duk pak e relaksuar. I dukej sikur kanë hequr një peshë, ai ka qenë goxha i ngarkuar dhe ka shkuar e ka dhënë të gjitha sqarimet që ka dashur. A është e vërtetë që ai është thirrur dy tre herë në spak dhe nuk ka shkuar dhe pastaj ka kërkuar që të shkojë? Është për t'u shpjeguar kjo. Nëse spak e ka thirrur edhe si person që ka dijeni nëse nuk shkon shoqërohet me forcë për të shkuar”, tha ai.

Për analistin Redi Varaku, përballja e Veliajt me protestuesit i jep mundësinë Veliajt që të nisë një debat publik të cilin e ka të fituar. Ai e konsideroi kryebashkiakun si një lojtar të fortë që i ka mundur të gjithë në PS.

“Veliaj po tenton me të gjitha operacione t PR që ta riparojë këtë imazh të cënuar që u paraqit përballë opinionit publik si i dobët. Përballja me protestuesit i jep njëlloj mundësie Veliajt që të nisë një debat publik të cilin e ka të fituar në mënyrën si e sheh ai. Ka zgjedhur që të merret me protestën dhe të bëjë të pamundurën që të harrohet ajo e SPAK. Për mua  thirrja në SPAK e Veliajt si ajo gozhda që do mbajë peng Veliajn deri në zhbërjen e saj”, shtoi Varaku.

“Për mua Veliaj është lojtar shumë i fortë. Ka një përmasë ndërkombëtare gjithashtu sa i përket lidhjeve të tij me njerëz të rëndësishëm që kanë influencë në SHBA dhe Be. Për mua Veliaj është kockë e fortë. Në perceptim publik është njeriu që ka mandatin e tretë dhe projektohet si njeriu që i ka mundur të gjithë brenda PS”, tha më tej ai.

Në optikën e analistit Arben Meçe, Veliaj hyri i tensionuar në SPAK por doli i relaksuar. Kjo ndodhi pasi sipas Meçes, kryebashkiaku në ballafaqimin e tij në SPAK kuptoi se nuk kishte asnjë informacion që mund ta penalizonte.

“Kushdo që kryen vepër penale do kalojë në SPAK. Mitet janë thyer. Të mos i shkojë njeri në mendje që SPAK po bën politik. Të paktën këtë kompromis duhet ta kemi të ezauruar në çdolloj bisede. Nuk ka më individë që i dalin ballë SPAK. Po vij te Veliaj. Hyri u tensionuar dhe doli i relaksuar. Fitore e parë e Veliajt. Duke mos e paragjykuar SPAK, Veliaj u ballafaqua me disa situata në spak dhe kuptoi se përfundimisht në të gjithë informacionin që ka SPAK asgjë nuk e penalizonte Veliajn”, deklaroi Meçe.

Ora 23:07
Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi

Ish deputeti Halit Valteri deklaroi sot (30 prill 2024) në “Repolitix” në Report Tv se SPAK i ka kërkuar GJKKO masë arresti për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhi.

“Në dijeninë time prokuroria i ka çuar gjykatës speciale masat e arrestit për Metën dhe për Monika kryemadhin. Në dijeninë time ka qenë ditën e enjte dhe të premten janë dorëzuar. Pritet vendimi”,  tha ai.

Këto zëra kanë qarkulluar së fundmi, nisur nga fakti se SPAK po kryen hetim pasuror për Kryemadhin, ndërsa për Metën përflitet se hetimet për CEZ-DIA janë drejt mbylljes. Vetë Meta ka nisur një sulm ndaj kreut të SPAK Altin Dumani i cili është dhe prokurori i CEZ DIA, mirëpo nga ana tjetër tha se nëse do të ketë një fletë arresti për të, nuk do të arratiset.

Ora 22:53
Halit Valteri: Bardhi dhe Basha janë bashkë, do t’i marrin partinë Berishës

Gjykata Civile e Tiranës rrezoi kërkesën e Gazment Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike zyrtare. I ftuar në “Repolitix” në Report Tv avokati Përparim Çaça e konsideroi lëvizje për konsum politik, duke theksuar se i rëndësishëm është vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD.

“Procesi kryesor është ai në apel që i vë vulën vulës. Të gjithë akrobacitë qoftë edhe gjyqësore për konsum politik nuk shërbejnë për asgjë. Derisa të kemi një vendim përfundimtar në regjistër të partive politike është ai zotëria”, tha Çaca.

Një skenar të ri shpalosi ish deputeti Halit Valteri, i cili tha se Basha dhe Bardhi janë bashkë.

“Nëse Rithemelimi është Bardhi dhe Berisha atëherë e merr Basha dhe Bardhi. Berisha është në ballkon. Basha është PD zyrtare paçka se e ka nxjerrë babai nga shtëpia, por ka çuar çunin kopil te babai për ti mbushur mendjen që t’i marrë partinë. Këta të dy janë bashkë, bardhi nuk do e lërë Berishën që të krijojë sigël tjetër dhe do bashkohen te Basha.”.

Në përpjekje për ta delegjitimuar, analisti Arben Meçe tha se Bardhi dhe Berisha po e legjitimojnë Bashën.

“Me këtë gjyq Bashës i lind e drejta të bëjë dhe kërkesë për largimin e foltoren. Çdo kërkesë e tyre për të delegjitimuar Bashën, ra. Basha me këto vendime gjyqi i merr zyrat. Por ajo që i vë vulën përfundimtare është fryma e Gjykatës së Lartë që ia kaloi çështjen Apelit. Pika e përçarjes në PD është Berisha.”

“Me strategjinë e tij Bardhi tentoi të bënte të pamundur legalisht rizgjedhjen e zotit Basha. Strategjia e bardhit ishte të pranohej dorëheqja publike e Bashës”, shtoi analisti Redi Varaku.

Ora 22:34
Protesta, analisti Meçe: Meta, Berisha e Bardhi u braktisën nga populli opozitar! Erion Veliaj triumfoi

Pjesëmarrjen e ulët në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, analisti Arben Meçe e quan fitore të Erion Velisë. Në emisionin “Repolitix” në Report Tv Meçe tha se pavarësisht thirrjeve të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Gaz Bardhit për të marrë pjesë në protestë, ata u braktisën nga populli opozitar.

“Përballë Veliajt është çuni i Fariut. Që në momentin kur përballë Veliajt është gjithë enturazhi i Metës, e duke nisur me  momentin tjetër kur dje dhe sot Meta ka dalë në konferenca dhe u ka bërë thirrje militantëve të jenë në protestë. Kur Berisha dje në darkë dhe sot u bëri thirrje militantëve aman hajdeni në protestë, e po ashtu edhe Bardhi, por në fund erdhën 300 veta, që nga moment ndjehet braktisja e këtij korridori që flet për drejtësi.

Kur një popull opozitar nuk u bashkohet këtyre njerëzve do të thotë se vlera e këtyre njerëzve i jep vlerë tashmë Erion Velisë. Erioni triumfoi. Një tjetër fitore e Erionit është që këshilli bashkiak bëri miratimin e një rruge me një emër që quhet Rremzi Hoxha”, tha ai.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?