Veliaj në Petrelë: Floriri i vërtetë
jo nën tokë, por pasuria mbi tokë

17 Prill 2016, 16:58| Përditesimi:

  • Share
Shumë zona periferike të Tiranës janë khyer gjatë së dielës në destinacione vizitash historike. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve te Kulturës dhe Siteve, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim jo vetëm mbrojtjen e vlerave tona historike dhe kulturore, por edhe promovimin e tyre si element turistik.
 
Në fjalën e mbajtur në Petrelë, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi si të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e gjithë bashkisë, promovimin e turizmit jo vetëm për objektet dhe veprat që ndodhen në Tiranë, por më së shumti edhe për ato vende dhe vlera që mbart periferia e Tiranës, siç janë monumentet historike, natyra, apo kulinaria.
 
“Më vjen mirë që sot, në Ditën e  Monumenteve të Kulturës zgjerojmë interesin e Bashkisë përveç atyre monumenteve të kulturës që janë në qendër të Tiranës dhe kanë shikueshmëri më të madhe, por edhe në Tiranën e Madhe, e cila na është bashkuar në Bashkinë e Tiranës me një pajë të paçmueshme, që do të thotë asete kulturore në formën e kalave të këtyre varreve historikë që tregojnë se kemi pasur një civilizim para këtij tonit. Do të thotë që po jetojmë në të njëjtën tokë ku të tjerë para nesh janë munduar të bëjnë histori suksesi, të ngrenë civilizime, qytetërime, të na lënë pas një kulturë që besoj se duhet ta trajtojmë me shumë kujdes”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Veliaj gjithashtu theksoi se Bashkia ka nisur punën, së pari për ta promovuar këtë pasuri dhe të kuptojnë se në një rreze shumë të vogël ka monumente dhe vende që ofrojnë histori shumë të vjetra dhe interesante për t’u prekur dhe parë. 

“Do të promovojmë sinjalistikat që janë vendosur në gjithë zonën e Petrelës për të drejtuar njerëzit, si është një mënyrë për të kujtuar historinë, për të pasur një memorie kolektive”, tha Veliaj. Kryebashkiaku vuri theksin edhe te përfitimi ekonomik që sjell promovimi i historisë dhe kulturës së zonës, si element shumë i rëndësishëm turistik. “Sigurisht, për Bashkinë e Tiranës ka edhe një interes ekonomik. Çdo qytetar që vjen dhe shikon këto pasuri historike që kemi, gjithashtu kalon kohë, një vakt, shpenzon para në Petrelë dhe besoj se është shumë mirë për ekonominë vendase”, deklaroi kryebashkiaku.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?