Foto e postuar nga Erion Veliaj

Politikë

Veliaj: Në mandatin e ri 40% rritje për pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve,  30% plus për punonjësit e administratës 

27 Mars 2021, 13:21| Përditesimi: 27 Mars 2021, 13:23

  • Share

Jo vetëm pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, por dhe pagat e punonjësve të administratës publike do të pësojnë një rritje të konsiderueshme.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, bën me dije se  pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve do të rriten në mandatin e ri me 40 %, ndërkohë që pagat e punonjësve të administratës publike do të rriten me 30 %. 

Veliaj thekson se gjatë 8 viteve të socialisteve në drejtimin e vendit u është rikthyer dinjiteti heronjve të shëndetësisë dhe i punonjësve të sistemit arsimor në vend. 

Më poshtë postimi i plotë:

Rikthyem dinjitetin e heronjve të shëndetësisë!

  Rritje e pagës me 63%   për mjekët dhe infermierët e punësuar në spitalet shtetërore
  Rritje e pagës me 57%   për mjekët e punësuar në qendrat shëndetësore
  Rritje e pagës me 68%   për infermierët dhe laborantët e punësuar në qendrat shëndetësore

Mirënjohje e veçantë për heronjtë që luftojnë në vijë të parë kundër COVID-19  

  Mjekët dhe infermierët në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19 përfitojnë bonusin prej 1000 Euro në muaj mbi pagën, ndërsa stafi mbështetës 500 Euro.
  Mjekët specialistë të cilët pranojnë transferimin në qendrat rajonale përfitojnë bonusin 250 mijë Lekë mbi pagën

Rikthyem dinjitetin e heronjve të sistemit arsimor! 32% rritje page   për mësuesit e sistemit parauniverstar

Në mandatin e ri do të punojmë për të arritur:
 40% rritje për pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve
 30% rritje për pagat e punonjësve të administratës publike

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?