Veliaj në Londër për projektet e
Tiranës: Rigjallërim arkitekturo

29 Prill 2016, 16:44| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në simpoziumin e zhvilluar në Londër në ambientet e Shoqatës së Arkitektëve Britanikë.
 
Sfidat me të cilat ndeshet Tirana në kuadër të rigjallërimit të madh arkitekturor dhe rilindjes urbane, si dhe bashkëpunimi me studio arkitekturore të njohura britanike, ishin në qendër të diskutimeve në këtë simpozium.

“Më vjen mirë që Tirana është rikthyer në qendër të vëmendjes pas katër viteve që nuk flitej për Tiranën. Besoj është lajm i mirë që disa nga mendjet më të ndritura në Britani, kanë projekte konkrete për Tiranën dhe janë duke rrahur mendimet me ne se çfarë mund të bëjmë në çështje që kanë të bëjnë me hapësirat publike, mjedisin dhe çështje të tjera”, deklaron Veliaj.

Sipas tij Tirana ka disa projekte me studio të ndryshme britanike si Grimshow, siç është projekti për Bulevardin e ri. 

Po ashtu me konsulentët britanikë është duke u shqyrtuar mundësia  e gjallërimit të mëtejshëm të ketij Bulevardi, si pasja e një parku të ri qendror, gjashtë herë më i madh se Parku Rinia, ku zyrat dhe administrata e Bashkisë do të transferohet në këtë bulevard. 

Sipas Veliajt shumë shpejt do të shpallet bashkë me arkitektët britanikë edhe një konkurs për ndërtesën e re të Bashkisë së Tiranës për ta ruajtur atë në qendër të kryeqytetit si zyrë ceremoniali.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?