Veliaj në ‘Kosova Business Forum’: Tirana dhe Prishtina, për t'u marrë shembull, po zhvillohen dhe po ecin pa u ndalur

24 Janar, 13:05| Përditesimi: 24 Janar, 14:20

  • Share

Nga forumi i biznesit në Prishtinë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, tha se të dyja kryeqytetet shqiptare, do të vazhdojnë të rriten si motorët e ekonomisë të Kosovës e Shqipërisë.

“Duhet ta pranojmë faktin se Tirana dhe Prishtina do të vazhdojnë të rriten, ndërsa komunat e tjera, edhe pse na vjen keq, do të vazhdojnë të tkurren. Jam i bindur se nëse secili prej jush e pyet veten ku do jetë në 2030-ën, përgjigja do jetë në një Prishtinë që zhvillohet, që ecën shpejt e vrapon pa u ndalur”, tha Veliaj. 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se Prishtina merr shembull nga Tirana në shumë fusha.

‘Ne po mësojmë shumë nga Tirana. Në vitin 2023 Tirana ishte “Qytetit Europian i Sportit” dhe Prishtina sivjet mban me krenari Qyteti Europian i Sportit 2024; pra, po e ndjekim hapin e Tiranës”, tha Perparim Rama. 

Përmes "Kosova Business Forum", synohet forcimi i lidhjeve mes sektorit publik dhe atij privat, si dhe synohet inkurajimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimi i Prishtinës si një destinacion atraktiv për investime.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?