Veliaj në SHBA

Veliaj në Harvard dhe MIT, prezanton Tiranën

5 Mars 2020, 22:09| Përditesimi: 5 Mars 2020, 22:16

  • Share

SHBA- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në një vizitë në SHBA, ku ka zhilluar një bashkëbisedim me studentët e arkitekturës së Institutit të Teknologjisë në Masaçusets dhe studentët e Universitetit të Harvardit. Referuar zyrës së shtypit, në fokus të këtij bashkëbisedimi ka qenë puna e tij si kryebashkiak i Tiranës.

"Transformimi i shpejtë urban që ka pësuar vitet e fundit Tirana, si dhe vizioni për t'ia rikthyer qytetin qytetarëve, duke krijuar hapësira publike e duke rritur zonat e gjelbëra, ishte fokusi i bashkëbisedimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me studentë të arkitekturës së Institutit të Teknologjisë në Masaçusets dhe studentët e Universitetit të Harvardit.

Gjatë prezantimit të Tiranës para studentëve të dy prej universiteteve më të mira në botë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se një nga objektivat e punës së tij ka qenë dhe përshtatja e infrastruklturës për ta bërë atë sa më miqësore për  fëmijët", njofton zyra e shtypit.

Veliaj në SHBA

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieri: 22/03/2020 13:57

    Po ky sqenka ne karantine ne Tirane a te merrej me ndonje pune? Si ka levizur?

    Përgjigju
  • Baftjari: 07/03/2020 16:41

    Ik ore karkalec. Do shesesh mend ne Amerike ti?? Sa peme ka Tirana e Durresi bashke, i ka vetem nje lagje e thjeshte zezakesh ne Masacusets.

    Përgjigju
    • Alek: 11/03/2020 09:35

      Ik ti o injorant qe dike sa peme ka Massachusetts po nuk dike ti shkruake as emrin.....

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?