Veliaj në festimet për 60 vjetorin e shkollës: Rindërtimi i ‘Sami Frashërit’, emocioni më i madh që kam përjetuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës

12 Nëntor 2022, 11:56| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 14:27

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në 60 vjetorin e hapjes së një prej shkollave ikonike të Tiranës, gjimnazit “Sami Frashëri”, ditë e cila përkon edhe me rindërtimin nga e para të kësaj shkolle.

Erion Veliaj risolli disa prej kujtimeve të tij, kur ishte nxënës në këto banka, kur tha se rindërtimi i kësaj shkolle, një prej më moderneve në Shqiperi, ka qenë një emocion i veçantë per të si kryetar i Bashkisë. 

“Kisha kohë pa përjetuar kaq shumë emocione, përqafime, kujtime, një retrospektivë e gjithë jetës, të atyre viteve të vështira ‘94 – ‘98, të atyre ndryshimeve të mëdha, të një Tirane që ziente, por unë sot jam shumë mirënjohës dhe krenar që të them jam ‘Samist’ dhe mezi e kam pritur këtë ditë, që t’ju shoh të gjithëve bashkë, nga gjithë brezat e nxënësve, mësuesve,” u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se emocioni i ndërtimit të kësaj shkolle ka qenë më i madhi ndër veprat publike ku ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës.

“Emocion më të fortë, më të bukur dhe më të madh se rindërtimi i ‘Sami Frashërit’ s’e kisha përjetuar kurrë. Faleminderit që ma dhatë këtë privilegj për shkollën tonë, e shpresoj që jo vetëm kjo ditëlindje e 60-të, por edhe e 160-ta e më tej, të jenë kujtime të bukura të një shkolle që, ndoshta ka lënë më shumë gjurmë në të gjithë historinë e Shqipërisë se çdo shkollë tjetër në Republikë”, tha ai.

Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë brezat e mësuesve të shkolles, një pjesë e të cilëve sot nuk jetojnë më, ndërsa u shpreh se prej saj kanë dalë edhe plot emra personalitetesh që e kanë bërë krenar Shqipërinë sot edhe nëpër botë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?