Veliaj merr pjesë në maratonën e Mesdheut në Bari: I dedikohej vëllazërisë mes dy vendeve! Mirënjohje kryetarit, e mikpresim në Tiranë

26 Shkurt 2023, 19:44| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 20:01

  • Share

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në maratonë e Mesdheut në Bari. Veliaj thotë se këtë vit kjo maratonë i dedikohej vëllazërisë me Shqipërinë, vit ku Tirana është qytet evropian i Sportit.

Veliaj i ka shprehur mirënjohjen kryetarit Antonio Decaros, për të cilin kryebashkiaku ka ndarë vlerësim dhe e ka konsideruar mik të shqiptarëve. Ai u shpreh se pas pak javësh Decaro do të jetë në Tiranë. 

“Sot vrapova në Maratonën e Mesdheut në Bari që këtë vit i dedikohej vëllazërisë me Shqipërinë- vit kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit!

Mirënjohje kryetarit @antonio_decaro, progresist, modernizues dhe një mik i shkëlqyer i shqiptarëve! Do ta mikpresim në Tiranë pas pak javësh, por nuk do ta lodhim me një maratonë tjetër!”- shkroi Veliaj.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 27/02/2023 16:40

    duket qe je mashtrus,, marova maratonen e skishe pike djerse haaaaaaaaaaaa

    Përgjigju
  • Sokol: 27/02/2023 13:52

    Shkofsh e mos u kthefsh

    Përgjigju
  • Auguri: 26/02/2023 20:03

    Le të sjellë ca Pemë ulliri nga Beri e mbolli te Diga e Liqenit artificial!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?