Erion Veliaj

Veliaj kundërshton gjobën/ KQZ hedh shortin, përcakton relatorin që do shqyrtojë ankimimin e kryebashkiakut

11 Shkurt 2021, 20:43| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 20:48

  • Share

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e KQZ, e cila e gjobiti kryebashkiakun me 75 mijë lekë për zhvillimin dhe publikimin e aktiviteteve tëndaluara në kuadër të fushatës zgjedhore.

Për këtë arsye, sot  KQZ caktoi anëtarin e KAS, Koli Bele si relatori që do të shqyrtojë ankesën e Veliajt.

“Sot u hodh shorti për Kërkesën Ankimore nr. 03, me objekt: "Ndryshimi i vendmit nr.46, datë 09.02.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për shqyrtimin administrativ të denoncimeve për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 09, datë nr. 9, datë 24.12.2020’ të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”. Rezultatet e shortit përcaktuan si relator të kërkesës, Anëtarin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, z. Koli Bele.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. 

Dy ditë më parë Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve dënoi me gjobë 75 mijë lekë Veliajn, pas ankesës së bërë nga LSI.  Bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara, KQZ e arsyetoi mos raportimin dhe dhënien e celësave të shtëpive të reja si në kundërshtim me vendimin e dhjetorit të organit të administrimit të zgjedhjeve, për ndalimin e aktiviteteve që mund të përdoren për qëllime elektorale.

Për Report Tv Veliaj e quajti këtë vendim të pavend pasi sipas tij askush nuk mund ta ndalojë të bëjë punën. Veliaj tha se ka strehuar 17 familje që flinin në çadra, ndërsa akuzon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se po shton vila në pandemi.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?