Veliaj: Kënde lojrash për fëmijët
në të gjitha njësitë e Tiranës

21 Prill 2016, 13:17| Përditesimi:

  • Share
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj deklaoi sot se do të ketë kënde lojrash për fëmijët në të gjitha njësitë e Tiranës.

Veliaj ishte i pranishëm në nisjen e projektit për rikualifikimin urban në bllokun e pallateve në rrugën Mine Peza, në Njësinë nr.9.

Ai theksoi se ky projekt ka si synim heqjen e të gjitha pengesave që kanë zaptuar pronën publike dhe krijimin e hapësirave dhe këndeve për fëmijë në gjithë qytetin.

“Siç kemi premtuar, përveç këndit të lojërave për fëmijë te liqeni, i cili do të jetë edhe këndi më i madh e më i bukur i qytetit, do të shpërndahemi në çdo lagje, për t’u siguruar që secila prej 11 lagjeve urbane të Tiranës të ketë një hapësirë të këndshme komunitare, për fëmijët dhe familjet”, tha kreu i bashkisë Tiranë.

“Çdo investim rrit vlerën e pronës, që do të thotë se çdo investim këtu i rrit vlerën 10 pallateve që e rrethojnë këtë shesh, u rrit vlerën të gjitha dyqaneve dhe bizneseve rrotull”, shtoi Veliaj.

“Këtë vit do të bëjmë një kontroll të të gjitha sipërmarrjeve që ndodhen nëpër zona. Ka shumë qytetarë të shqetësuar nga shtimi i zgarave dhe zhurmave. Unë besoj se një qytet modern ka hapësira ku mund të ketë festë deri në të gdhirë, ku mund të ketë qofte e tym, por nuk janë hapësirat e lagjeve, ndaj kërkoj mirëkuptimin e gjithë bizneseve që deri tani kanë përdorur apartamente të lagjeve, se duhet të respektojnë rregullat e bashkisë dhe qytetit”, përfundoi ai.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?