Veliaj ironizon Kryemadhin: Ajo ka dhoma dhe banjo për macet, por jo për familjet e prekura nga tërmeti

8 Korrik 2022, 19:20| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 20:16

  • Share

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, në lidhje me akuzat e saj mbi procesin e rindërtimit. Nga Kombinati, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS, Veliaj tha se shqetësimi i vetëm i Kryemadhit është interesi i saj politik. 

“Kombinati ka pritur gjatë për çështjen e tërmetit dhe unë dua t’ju shoh në sy e t’ju them të vërtetën: Kemi bërë 22 gjyqe. Këtu vinte Monika Kryemadhi - që ka shtëpi e dhoma edhe për macet, ka edhe banjo për macet, por nuk ka një dhomë për një familje të prekur nga tërmeti - dhe i cyste njerëzit, u thoshte çojeni në gjyq, merrni masa bllokimi. Po pse më bllokon të mos bëj shtëpitë e njerëzve? Çfarë duhet të bënim? Duhet të fitonim 22 gjyqet dhe i fituam 22 me 0, se progresi nuk ndalet”, u shpreh ai.

Veliaj shprehu bindjen se Bashkia e Tiranës do të fitojë edhe gjyqin për të zhbllokuar punën për heqjen e ndërtimeve pa leje te varrezat e Sharrës.


Lajmi kryesor:

Tubimi i opozitës, Veliaj: Tirana refuzoi të dalë në protestë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?