Veliaj inspekton punimet në rrugën e re që lidh Lundrën me autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe: Lundra e Mulleti do bëhen lagje të Tiranës

25 Mars, 14:54| Përditesimi: 25 Mars, 14:56

  • Share

Investimet në zonën e Lundrës po shtojnë 3 fish vlerën e pronës tha Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, duke i bërë këto zona edhe më të lakmueshme. Me rrugën e re që nxjerr banorët në autostradën Tiranë -Elbasan tha Veliaj, Lundra e Mulleti po bëhen lagje të Tiranës.

Banorët e Lundrës dhe nxënësit e 4 shkollave të zonës, do të dalin lehtësisht në autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe pa u vonuar nëpër rrugët e kodrave. Punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili tha se investimi i ka bërë këto zona më të lakmuarat në kryeqytet.

“Secili prej banorëve të vjetër duhet të kuptojë që sot jetojmë në një Lundër ku është 3-4 fishuar vlera e pronës. Kjo do të thotë se ndonjëherë ajo sakrifica për 2-3 metra, në fakt përkthehet në 2-3 fish rritje të vlerës së pronës. Secili që di të bëjë llogari, kupton se ka një vlerë jashtëzakonisht të madhe. Sot, e thënë troç, prej këtyre investimeve të Bashkisë dhe këtij transformimi të Tiranës, të gjithë janë pasuruar”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se urbanizimi i këtyre zonave e kanë kthyer edhe Lundrën dhe Mulletin në një lagje urbane të Tiranës.

“Ftesa për të gjithë është bashkëpunim, bashkëpunim, bashkëpunim! Ku kemi bashkëpunim çlirohet energji dhe ecet përpara. Gjasat janë që me këto ritme zhvillimi, gjithmonë e më shumë ashtu si Liqeni i Thatë është bërë tashmë një lagje e Tiranës, gjasat janë që me këtë zhvillim me këtë zgjerim, Lundra, Mulleti do bëhen gjithashtu lagje të Tiranës, tashmë urbane”, deklaroi Veliaj.

Rruga që krijon dalje të banorëve në autostradë do të shërbejë edhe si lidhëse midis zonës së Terminalit Juglindor dhe rrugës së Elbasanit e më pas me një sërë rrugësh tretësore për komplekse banimi, shkolla dhe biznese.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?