Veliaj inspekton punimet e dy fushave të tenisit tek Parku Liqenit: Nuk ka më ‘tokë e xanun’

6 Shkurt 2021, 14:05| Përditesimi: 6 Shkurt 2021, 14:49

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet të dy fushave të tenisit në Parkun e Liqenit, një hapësirë e uzurpuar ndër vite, por që i rikthehen qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues.

Veliaj tha se ka ikur koha e atyre që “tokën e xanun” e kishin filozofi politike, prandaj sot kjo hapësirë gjigante prej 3600 metrash i rikthehet qytetarëve.

“I zoti kishte zaptuar 36 metra, i kishte legalizuar dhe hipotekuar në kohën e atyre që ‘tokën e xanun’ e kishin filozofi politike. Mandej, nga 36 metra kishte marrë 3600 metra. Shumë qytetarë as nuk e kanë idenë se pas këtyre kangjellave është një hapësirë gjigante, që i është kthyer komunitetit. Por, përpara se të ngrejmë ‘qepenat’, po kryejmë një nga punimet më të mira që janë bërë në Parkun e Liqenit”, tha ai.

Veliaj rikujtoi kohët kur në Tiranë protestohej për çdo ndërhyrje e projekt të bukur që bënte bashkia në Parkun e Liqenit. Ai theksoi se më 25 prill, parimi është si të shtohen projektet transformuese dhe jo rikthehet filozofia e zaptimit.

“Kush fle gjumë dhe kush zapton, thotë të rikthehen edhe njëherë kohët e vjetra, ajo koha e kap ç’a të kapësh; zapto, përzë qytetarët nga hapësira e tyre. Por, ato janë kohë të kaluara e mos ardhshin kurrë. Në 25 prill parimi është si të bëjmë edhe më shumë gjëra të bukura, si ta shtojmë shpejtësinë e transformimeve, dhe jo të kthehemi te pistoleta në brez kundër këndit të lodrave, apo ujërat e zeza që derdheshin në liqen”, përfundoi Veliaj.

Projekti parashikon dy fusha tenisi me pikë shërbimi, me rol funksional dhe panoramik, dy tavolina ping-pongu, disa stola në formë shezlongu me pamje nga liqeni, dhe një mol. Gjithashtu, fushat e tenisit do të jenë të pajisura me 12 prozhektorë për ndriçim.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gimi: 06/02/2021 20:02

    LIQENI eshte vendi ku te rinjte duhet te mbjellin nga nje peme ,,o cuni i kurves,,,,qe te kete ajer te paster,,,jo per fusha tenisi,,,por e ke shkatarruar tirane me pallate dhe nuk ka me vend ne tiranen tone per fusha sportive ,,,sepse i ke dhene te gjitha hapesirat per pallate ,,nga ku ti veliaj merr 20 %,,,prandaj tani na prish dhe liqenin qe na duhej per peme dhe ajer te paster ,,e jo per fusha basketbolli e tenisi...

    Përgjigju
  • Go ahead: 06/02/2021 19:51

    Kjo gjë duhet bërë në gjithë Shqipërinë,kudo ku janë Tokat t'ë Zanuna!!!

    Përgjigju
  • Eureka: 06/02/2021 19:47

    Kjo asht Detyra juaj,nuk duhet të ketë Tokë e Trotuare të Xanun në gjithë Tirane?!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?