Veliaj: Ikën dhe çibani i fundit nga rruga e Kombinatit! PAMJET e shembjes së ndërtesës

23 Shkurt 2020, 10:11| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 10:17

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video të shembjes së një ndërtese në zonën e Kombinatit. "Ikën dhe çibani i fundit nga rruga e Kombinatit. Tirana nuk ndalet, shkruan kryebashkiaku Veliaj në videon e postuar në rrjetin social Instagram.

Bashkia e Tiranës është duke zbatuar projektit për rikonstruksionin e gjithë rrugës nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat, ku janë prishur deri më tani disa servise dhe varreze makinash anë rrugës.

Rruga e Kombinatit është duke u transformuar, duke krijuar lehtësira me shtimin e korsive të dedikuara për biçikleta. Gjithashtu po ndërhyhet në të gjithë rrugët dytësore, për një rrjet të plotë të rrugëve të asfaltuara në zonë.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIR DERVISHAJ: 23/02/2020 20:03

    MOS OFENDONI NJEREZIT JAN TE PAFAJSHEM FAJTOR JANE TE GJITHA QEVERRIT BASHKE ME NE POPULLIN QE I BESOJME ATO CFARE ESHTE PER TE PRISHUR LE TE PRISHET DHE TE GJENDET RRUGA E ZGJIDHJES O NJEREZIT E MIRE TE KESAJ BOTE TE VESHTIRE

    Përgjigju
  • Andi: 23/02/2020 15:52

    O erion ne tirane dhe ne gjithe shqiperine duhen shembur 3 milion ndertesa te tilla,,,e kane shkatarruar shqiperine maloket dhe katunaret....

    Përgjigju
    • Tani: 23/02/2020 17:55

      Shume qenkan keta maloke, ne angli, france,gjermani, belgjike,itali shiko mos eshte edhe ndonje nga lushja ketej

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?